Ç’të hedhësh e ç’të mbash: Si të pastrojmë raftin e erëzave të vjetra

Me siguri, po të gërmoni nëpër rafte, edhe ju do të gjeni erëza të cilat, në etiketë shkruajnë se kanë skaduar që në vitin 2017. Cilat erëza duhet t’i hedhim menjëherë dhe cilat mund të vazhdojmë t’i përdorim?

Në fakt, erëzat nuk skadojnë në mënyrë të tillë që i bëjnë njerëzit të sëmuren. Përkundrazi, datat e skadencës janë më tepër si ‘best by’ dhe tregojnë periudhën gjatë së cilës kjo erëz ka vetitë maksimale. Kështu që pyetja në këtë rast është: duhet t’i hedhim apo t’i ruajmë erëzat e vjetra?

 

Më poshtë do të lexoni për këshillat e ekspertëve

Testoni shijen

Kriteri më i mirë për të përcaktuar nëse një erëz është e përdorshme është shija. Pavarësisht datës së skadencës në paketim, nëse një erëz nuk ju thotë asgjë kur e shijoni ose nuhasni, mos e përdorni.

Me kalimin e kohës erëzat e humbasin fuqinë dhe shijen. Një vazo rigon do të ketë një aromë që s’ngjan me…asgjë.

Merrni në konsideratë llojin e erëzave

Erëzat e thata si rozmarina, majdanozi, borziloku dhe erëzat pluhur si kanella, arrëmyshku dhe shafrani i Indisë, e zbehin aromën e tyre disa muaj deri në një vit pasi i keni blerë. Ju mund ta theksoni shijen e tyre duke i fërkuar  mes pëllëmbëve të duarve.

Erëzat e plota si për shembull shkopinjtë e kanellës e ruajnë aromën e tyre deri në 2-3 vjet dhe janë më resitente.

Duke qenë se shumica e markave nuk e shkruajnë datat e skadencës, ju mund ta shkruani vetë duke i ngjitur një copë letre.

 

Vlerësoni arsyet e përdorimi të erëzave

Nëse i përdorni ato për përfitime shëndetësore si për shembull kanellën për rregullimin e sheqerit në gjak apo shafranin e Indisë për vetitë anti-inflamatore, ju këshillohet t’i blini çdo 6 muaj.

 

Kontrolloni ngjyrën

Në fakt është e vështirë ta përcaktosh cilësinë e një erëze duke u nisur nga ngjyra, pasi ato nuk e ndryshojnë ngjyrën në mënyrë dramatike, por ka disa erëza si p.sh farat e specit të cilat zbehen me kalimin e kohës dhe është më mirë t’i hidhni ato.

 

Si të përmirësoni jetëgjatësinë e erëzave

Do të ishte e mira t’i ruanit në frigorifer dhe jo në thellësinë e rafteve. Nëse i mbani në mënyrë të organizuar dhe para syve, do t’i përdorni më shpesh.

Gjithashtu nuk këshillohet t’i ruani pranë sobës pasi nxehtësia e saj i dëmton.

Mos i ekspozoni ndaj dritës së drejpërdrejtë të diellit dhe mos i blini në sasi të mëdha në mënyrë që t’i përdorni sa më të freskëta.

 

 

Lini një koment