Lulelakër në furrë me bajame e kanellë. E sigurt që do t’ju pëlqejë
Një perime fantastike për shëndetin tonë: përmban 25 kalori për 100 gramë. E shkëlqyer gjatë dietave, stabilizon presionin e gjakut dhe përmban plot vitamin e minerale.
Lulelakra ka shumë përdorime në kuzhinë dhe kjo recetë do t’ju bëjë ta shijoni më shumë:
1 lulelakër
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle majdanoz i grirë
50 gr bajame të qëruara
1 lugë kafeje kanellë pluhur
Lëngu i një limoni
3 lugë gjelle vaj susami
Kripë dhe piper i kuq
Përgatitja:
Prisni lulelakrën, lajeni dhe pasi e keni ndarë në copëza, gatuajeni në avull.
Kullojeni dhe vendoseni në një tenxhere bashkë me vajin, majdanozin, lëngun e limonit dhe kanellën.
Shtoni kripë dhe piper. Copëtojini bajamet dhe shtojini tek lulelakra. Lërini të vaken para se t’i shërbeni. Sipas dëshirës, shtoni edhe disa pika uthull balsamike.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment