Lëkurë me njolla? Ju ndihmon kjo maskë me xhinxher dhe mjaltë
Sa më shumë ikin vitet, aq më shumë e humbasim shkëlqimin e lëkurës dhe kjo e fundit tenton të shfaqë njolla, sidomos tek faqet dhe mbi buzën e sipërme. Edhe ekspozimi i gabuar në diell mund të shkaktojë njolla të errëta dhe kjo është arsyeja pse duhet aplikuar një mbrojtje diellore e përshtatshme.
Ja një medikament natyral që duhet përsëritur të paktën dy herë në javë për një trajtim efikas:
Lëngu i një limoni
3 lugë mjaltë biologjik
1 lugë gjelle vaj ullri
Një copë xhixhe e grirë ose gjysmë luge gjelle xhinxher pluhur
Në një tas hidhni lëngun e limonit, mjaltin dhe vajin e ullirit. Më pas merrni një sitë dhe vendosni xhinxherin e grirë duke e shtypur me gishta ose një lugë në mënyrë që t’i nxirrni gjithë lëngun. Nëse nuk keni xhinxher të freskët mund të përdorni xhinxher pluhur. Xhinxheri stimulon qarkullimin e gjakut dhe optimizon efektin e lëngut të limonit. Gjtihashtu ky përbërës ka veti të zbardhë lëkurën. Bashkojeni lëngun e xhinxherit tek përbërja dhe përziejeni shpejt maskën. Aplikojeni në fytyrë të thatë ose në zonat me njolla të errëta. Lëreni për 30-40 minuta.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment