Gjoks pule i mbushur ‘alla mexicana’

Gjoks pule i mbushur ‘alla mexicana’

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Një pjatë e dytë e shijshme tipike e Amerikës latine, gjoks pule i butë i servirur me sallatë të freskët, ideal për një darkë mes miqsh në periudhën e verës. Gjoksi i mbushur i pulës është i thjeshtë për t’u përgatitur, i lehtë dhe i pjekur në furrë. Një recetë që do t’ju surprizojë vërtet...

Ingredientët

  • 2 copa gjoks pule
  • 20 domate qershi
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 avokado
  • 50 gr mashurka jeshile
  • Pak miell
  • 1 tufë sallatë jeshile
  • 1 limon
  • 50 gr misël i ëmbël i konservuar
  • Vaj ulliri e.v
  • Ullinj të zinj
  • Pak rigon
  • Piper
  • Kripë
  • Bukë e thekur e grirë
  • 2 vezë
  • 1 spec i kuq
  • Tabasco
  • Kumin

Udhëzimet

1

Përgatisni pulën. Eliminoni kockën qendrore dhe kartilazhet dhe dy copat e gjoksit (nga 400 gr secila) ndajini përgjysmë në sens vertikal. Tek të katërta copat e prera bëni një prerje horizontale në mënyrë që të krijoni një xhep.

2

Përgatisni mbushjen e gjoksit. Pastroni specin e kuq dhe priteni në shirita. Gatuajeni në tigan me një lugë vaj dhe 1 thelpi hudhër të grirë për 4-5 minuta. Kulloni mashurkat të cilat i keni zier në ujë me kripë për 3-4 minuta. Ftohini në ujë me akull në mënyrë që të qëndrojnë të forta. Bashkë me specat dhe mashurkat, bashkoni misrin e ëmbël dhe 4 domate qershi të cilave u keni hequr farat dhe i keni prerë në thela. Shtojuni pak vaj ulliri, 4-5 pika tabasco, pak rigon, pak kumin pluhur, kripë e piper. Përziejini dhe me këtë miks mbushni xhepat e pulës që krijuat.

3

Piqini dhe shërbejini. Kalojini filetot në miell, pastaj në vezët e rrahura dhe më pas në bukën e thekur të grirë. Vendosini në një tavë ku keni shtruar letër furre dhe piqini në furrë të nxehur në 200 gradë për 25 minuta. Rregullojini me kripë e piper dhe shërbejini me avokado (të qëruar, të prerë në copa dhe të përzier me lëng limoni), gjethet e sallatës jeshile të copëtuar dhe 20 ullinj.

Lini një koment