5 arsye pse farat e lulediellit janë një ritual vërtet i mirë
Shpesh i blejmë për të kaluar kohën, por farat e lulediellit mund të bëjnë shumë më shumë se sa kaq. Duke i përzier me drithëra, duke i përdorur në sallata, në bukë apo në pjata të tjera ne marrim shumë vitamina e minerale prej tyre, vajra esenciale dhe antioksidantë. Më poshtë do të flasim më në detaje për benefitet që farat e lulediellit i sjellin trupit tonë.
Mbrojnë zemrën
Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm për shpërbërjen e yndyrave. Vitamina E neutralizon radikalet e lira dhe ndalon oksidimin kolesterolit. Kolesteroli i oksiduar ngjitet tek muret e arterieve duke i dhënë shkas zhvillimit të arteriosklerozës e cila nga ana tjetër lidhet me bllokimin e arterieve, atakun dhe sulmin në zemër.
Ulin nivelet e kolesterolit
Pjesa më e madhe e kalorive të gjendura tek farat e lulediellit derivojnë nga acidet yndyrore si ai linoleik i cili përbën 50% të përmbajtjes së acidit yndyror. Ato janë gjithashtu të pasura me acid oleik i cili ul nivelet e kolesterolit të keq (LDL) dhe rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL) në gjak.
Benefite për kockat, nervat dhe muskujt
Farat e lulediellit janë një burim i mirë magnezi i cili ndihmon trupin të prodhojë energji dhe siguron kocka të shëndetshme. ¼ kupe fara luledielli na furnizojnë me 28% të sasisë ditore të rekomanduar të magneziumit.
Farat e lulediellit na ndihmojnë gjithashtu të relaksohemi. Qelizat nervore mbështeten tek kalciumi për të rregulluar çlirimin e neurotransmetuesve. Magnezi rregullon hyrjen e kalciumit në qelizat nervore, duke mbrojtur nervat nga të qenit tepër aktive dhe duke relaksuar muskujt dhe enët e gjakut.
Mbrojnë kundra kancerit
Këto vara të vogla sigurojnë një burim të shkëlqyer të selenit, një mineral gjurmët e të cilit lidhen me disa benefite kundra kancerit. Kërkimet kanë treguar se seleniumi promvon riparimin e ADN-së dhe qelizave të dëmtuara, ndihmon në ndalimin e përhapjes së qelizave të kancerit dhe çon në vetë-shkatërrimin e tyre ose apoptozë.
Veprim antioksidant
Farat e lulediellit sigurojnë një dozë të mirë të polifenoleve si acidi klinik, klorogjenik dhe kafeik. Këta komponentë veprojnë si antioksidantë duke mbrojtur qelizat nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ. Stresi oksidativ lidhet me shumë sëmundje kronike si dhe plakjen e parakohshme.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment