Një pjatë e dytë deti e toke, një sallatë ekzotike pule e karkalecash dhe një mënyrë për të udhëtuar virtualisht në Azi. E pasur me proteina dhe përbërës të tjerë, ka gjithashtu edhe veti afrodiziake.
Sjell në tryezë një kombinim të një birre të mirë artizanale të aromatizuar me lime. Do të ishte një menu e mirë për një përvjetor apo Shën Valentin.
Përbërësit:
30 gr arra amerikane (cashews)
4 feta ananas
2 qepë të njoma
Pak vaj ulliri e.v
Kripë
Piper
1 spec i kuq
Kripë e zezë hawaiiane
Fara susami
Disa kokrra rrush të bardhë
500 gr gjoks pule
8 gjethe sallate jeshile
2 lime
2 limona
350 gr karkaleca
½ lugë kafeje piper i kuq i ëmbël
3 lugë salcë soje
2 kërcej selino
2 avokado
Përgatitja:
Shtoni në një enë tre lugë salcë soje, 2 lugë vaj ulliri e.v, pak kripë dhe gjysmë luge kafeje piper i ëmbël. Marinoni aty gjoksin e pulës që të marë shije. Ngrohni një lugë vaj ulliri e.v në një tigan gize të thellë. Kullojini copat e pulës dhe shtojini aty. Përziejini dhe lërini të skuqen mirë.
Zieni karkalecat në ujë me kripë, kullojini dhe zhytini në një enë me ujë e akull për të ndaluar menjëherë zierjen e mëtejshme. Kullojini, më pas qërojini dhe thajini me letër thithëse. Shtoni lëngun e një lime në një kavanoz me mbyllje hermetike së bashku me pak vaj ulliri e.v, kripë e piper. Mbylleni kavanozin dhe tundeni mirë. Me këtë përzierje bashkoni karkalecat.
Në një enë bashkoni pak vaj ulliri, lëngun e ½ lime dhe atë të një limoni dhe shtojini kripë e piper. Prisni fetat e ananasit në copa, prisni avokadot në kubikë dhe bashkojini me lëng limoni.
Bashkoni specin e kuq të prerë me kërcejtë e selinosë, qepët e njoma të prera, ananasin, pulën e gatuar, arrat amerikane dhe avokadon. Përziejini mirë të gjitha dhe në fund shtojuni salcën e përgatitur.
Lani gjethet e sallatës jeshile, thajini dhe vendosini në bazën e një ene servirjeje. Në qendër vendosni pulën e përgatitur dhe të kompletuar me karkalecat e zier dhe feta lime.
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment