Muaji i Ramazanit. Si duhet të ushqehemi gjatë syfyrit dhe iftarit

Sot nis muaji i Ramazanit dhe besimtarët e Islamit agjërojnë nga lindja deri në perëndimin e diellit. Gjatë argjërimit nuk konsumohet asnjë lloj ushqimi ose pijeje dhe mendja duhet të jetë e pastër. Vaktet që konsumohen gjatë periudhës së argjërimit janë dy: iftari dhe syfyri. Gjatë këtyre vakteve familja mblidhet bashkë ose hahet në komunitet dhe besimtarët shkëmbejnë ftesa mes njëri-tjetrit.

Çfarë hahet gjatë syfyrit dhe iftarit

Gjatë muajit të Ramazanit shërbehen dy vakte kryesore: syfyri, i cili shërbehet para agimit dhe iftari, i cili shërbehet pas perëndimit të diellit.

Syfyri duhet të jetë vakti kryesor dhe i shëndetshëm, për të siguruar energjitë e nevojshme gjatë gjithë ditës së agjërimit, që përfundon kur dielli ngrihet dhe fillon sabahu, ose lutja në mëngjes.

Në fund të ditës, kur dielli perëndon, fillon lutja e Akshamit dhe dita e agjërimit thyhet me iftarin. Shumë myslimanë e thyejnë agjërimin duke ngrënë hurma para fillimit të iftarit. Muslimanët mund të vazhdojnë të hanë dhe pijnë gjatë gjithë natës deri në syfyr të ditës së ardhshme.

Në fund të muajit të Ramazanit, myslimanët festojnë festën e prishjes së agjërimit, që quhet Eid al-Fitr.

Të dyja vaktet, syfyri dhe iftari përmbajnë fruta të freskëta, perime, mish hallall (të përgatitur sipas ligjit mysliman), bukë, djathra dhe ëmbëlsira. “Unë përpiqem të mbaj Ramazan shumë të lehtë dhe me ushqime plot me fibra, proteina dhe karbohidrate komplekse.

Kur Ramazani është gjatë muajve të nxehtë të verës si këtë vit përqëndrohem që të konsumoj ushqime hidratues”, thotë Amanda Saab nga blogu Amanda’s Plate.

Llojet e ushqimeve të shërbyer ndryshojnë sipas rajonit, nëse jeni në Lindjen e Mesme, Evropë, Azi, Amerikën e Veriut apo më tutje. Vaktet shërbehen në shtëpi me familjen, në xhamitë e komunitetit, ose në vende të caktuara brenda komunitetit mysliman.

Gjatë iftarit gatuhen një sërë ushqimesh. Disa njerëz preferojnë të kenë pak ushqime dhe zgjedhin të kenë një darkë të plotë më pas. Kjo zakonisht përfshin pite indiane me perime pikante, ushqime indiane të ndryshme me fruta dhe thjerrëza, hurma Arabie dhe ndonjëherë edhe krem ​​karamel frutash.”,- thotë Kaif Khan nga blogu Quirk Kitchen.

Khan përmend edhe një shurup të veçantë rozë trëndafili të quajtur Rooh Afza, i bërë nga një përzierje përbërësish, ku përfshihen koriandra, portokalli, ananasi, karota, petalet e trëndafilit, spinaqi dhe nenexhiku.

“Nuk ka Ramazani të plotë pa një shishe Rooh Afza. Kjo pije është një element kryesor në shtëpinë tonë për iftar. Zakonisht ajo përgatitet vetëm duke shtuar ujë dhe limë”. Një tjetër version është Rooh Afza lassi (një pije indiane e bërë nga kosi apo dhalli me ujë).

 

 

Lini një koment