Biskota me limoncello dhe rrush

Biskota me limoncello dhe rrush

Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Si thoni për ca thashetheme mes mikeshash me ca biskota përpara? Biskotat me limoncello dhe rrush të thatë do të ishin një ide e përkryer për aromën e tyre që do t’i mbante shqisat tona vigjilente për shumë gjatë.

Ingredientët

  • 1 vezë
  • 320 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • 50 gr rrush i thatë
  • 1 limon
  • 20 gr limoncello
  • 100 gr gjalpë në temperaturën e ambientit
  • 3 g maja për ëmbëlsira
  • Sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Për të përgatitur biskotat me limoncell dhe rrush të thatë si fillim vendosim rrushin në ujë të zbutet për 15 minuta. Më pas grini lëkurën e limonit, shtrydhini lëngun dhe lëreni mënjanë si lëkurën ashtu dhe lëngun.

2

Sitni miellin dhe majanë. Shtoni më pas gjalpin e prerë në kube, sheqerin dhe filloni të përzieni gjithçka me duar.

3

Kur të keni përftuar një përbërje me kokrriza shtoni vezën, limoncellon, lëngun dhe lëkurën e limonit. Duke përdorur një lugë përzieni mirë gjithë përbërësit dhe shtoni edhe rrushin e kulluar.

4

Përzieni gjithçka me duar derisa të merrni një brumë uniform. Mbulojeni me qese dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta. Merreni më pas brumin dhe formoni topa të vegjël. Kalojini në sheqer pluhur dhe shtrojini në një tepsi ku keni shtruar letër furri duke i distancuar mes tyre.

5

Piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë C për 20 minuta. Pasi biskotat të jenë pjekur, hiqini nga furra, shtroni një shtresë sheqeri pluhur dhe lërini të ftohen para se t’i shijoni.

Lini një koment