Krostata me krem kafeje dhe arra të karmelizuara

Krostatë me krem kafeje dhe arra të karmelizuara

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 45 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Diçka ndryshe nga krostatat e zakonshme me fruta? Nëse ju pëlqen kafeja, atëherë këto krostata me krem kafeje dhe arra të karamelizuara janë ideale për rastin tuaj: një recetë për të gjithë, e shijshme dhe e veçantë falë thelpinjve të arrave të karamelizuara që kombinohen shumë mirë me shijen e qartë të kafesë. Përshtaten në çdo rast dhe janë perfekte si ëmbëlsira.

Ingredientët

  • Brumë sfoliat për ëmbëlsira
  • 350 gr sheqer
  • 250 gr thelpinj arrash
  • 3 dl qumësht
  • 2 dl kafe me sheqer
  • 1 bustinë vaniljeje
  • 1 lugë kafeje ekspres
  • 6 të verdha vezësh

Udhëzimet

1

Spërkateni brumin sfoliat me një lugë kafe dhe përmes një petësi, përhapeni mbi një plan pune dhe formoni 4 disqe me diametër rreth 14 cm. Vendosini nëpër format e tartave ose krostatave, mbushini me fasule të thata që të mos fryhen gjatë pjekjes, vendosini në furrë të ngrohur në 180 gradë dhe piqini për 16-18 minuta.

2

Rrihni me një rrahëse vezësh të verdhat së bashku me 150 gr sheqer, më pas shtoni miellin dhe një bustinë vaniljeje. Vendosni qumështin të ziejë, së bashku me 2 dl kafe me sheqer, bashkoni edhe përbërjen me vezë dhe ziejeni në zjarr të ulët derisa të vlojë: lëreni kremin në zjarr derisa të trashet, ngrini flakën në maksimum, hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet.

3

Ndërkohë nxirrni krostatat nga furra, hiquni fasulet, piqini edhe për disa minuta dhe më pas lërini të ftohen.

4

Karamelizoni 200 gr sheqer me gjysmë dl ujë derisa masa të marrë ngjyrë të verdhë. Shtoni thelpinjtë e arrave tek karameli dhe lërini të ftohen. Shtoni kremin e kafesë tek krostatat dhe dekorojini me arrat e karamelizuara.

Lini një koment