Festat pa alkool nuk janë (më) kot: moda e re është sobrietá
Të rinjtë nën 25 vjeç janë ndërgjegjësuar se humbja e kontrollit për shkak të alkoolit mund të shkaktojë probleme ose t’i çojë në telashe. Dhe në vend të ‘coktail’ preferojnë mocktail. Mocktail, një coktail- mock, nga anglishtja ‘fals’, jo alkoolik, domethënë. Trendi vjen nga Manhatan dhe baristët kanë rizbuluar përzierjen e përmbajtjeve me bazë të ulët, shumë të ulët ose zero alkool.
Kështu mund të pihet më mirë dhe më shumë sepse mocktail duhet gjithashtu të përgatitet me përbërës sa më natyralë të jetë e mundur dhe jo me pije të gazuara, shurup glukoze apo lëngje frutash industriale. Kështu pijet e të shtunave mbrëma përveçse nuk shkaktojnë dëme, mund të bëhen aleate të shëndetit, me veti detox, energjike dhe drenazhuese.
Përveç frutave dhe perimeve bazë të coktailit, baristët shtojnë edhe xhenxhefil, shafran Indie, çaj jeshil e vaj kokosi.
Të rinj të matur
Detyra e vështirë e të bërit party pa alkool duket se është përmbushur: në Londër, Nju Jork e Stockholm të rinjtë rezevojnë online datat dhe vendet e party-ve ‘sober’ pa alkool.
Sipas raportit më të fundit të projektit Espad tek të rinjtë europianë, në mesin e adoleshentëve është vënë re një zvogëlim i menjëhershëm nga 89% në 80% dhe një konsum nga 56% në 48% me një rënie të dukshme pas kulmit të arritur në vitin 2003.
Prodhuesit e pijeve kanë një audiencë të re fëmijësh të informuar, të gatshëm për të blerë pije joalkoolike në emër të mirëqenies. ‘Sober Curious’ është togfjalëshi që i identifikon së fundi ata.
Tartufi, ky përbërës misterioz dhe i rrallë, ka qenë prej kohësh një simbol i luksit në botën kulinare. I njohur për aromën e tij të veçantë dhe të fuqishme, tartufi ka kapur imagjinatën e kuzhinierëve dhe gurmanëve në të...
Nuk mund të blesh lumturinë, por mund të blesh sushi, që është e njëjta gjë! Në dy dekadat e fundit është bërë sensacion vakti tradicional japonez i njohur si sushi. Dita Ndërkombëtare e Sushit feston këtë vakt potencialisht të...
Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri...
Lini një koment