Salatë me shalqi, djathë të bardhë dhe mente
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Sugjerojmë:
Ky është një ndër variantet më interesante dhe më të shijshme të gulashit, bashkon shumë shije me njëra-tjetrën dhe i finalizon në një variant unik si ky:
Qëroni qepët dhe lajini mirë bashkë me specat. Këto të fundit pritini për së gjati dhe hiquni bishtin e pjesët e brendshme, pritini në shirita dhe më pas në kuadrate. Prisni qepët, prisni sallon në feta dhe më pas në shirita të hollë.
Prisni mishin e viçit në copa me 3-4 cm për çdo anë, kalojini në miell dhe shkrini gjalpin në një tenxhere. Më pas shtoni sallon dhe skuqeni në zjarr të ulët. Shtoni qepët e njoma dhe lërini të skuqen për dy minuta në zjarr të ulët.
Shtoni specat pastaj dhe kaurdisini për disa minuta. Ngrini zjarrin, shtoni mishin, farat e kumnit të cilat i keni shtypur lehtë në mortajë, hudhrën e qëruar e të shtypur, gjethen e larë të dafinës e piperin dhe skuqini për disa minuta duke i përzier me një lugë druri.
Shtoni salcën e domates në një tigan me gjysmë litri brodo të nxehtë të përgatitur me kubin e koncentratit, shtojeni në tenxhere me mishin, rregullojeni me kripë, mbulojeni dhe lëreni të ziejë për 2 orë në zjarr të ulët, duke e përzier herë pas here për të mos ngjitur. Vazhdoni të shtoni brodo nëse shihni se gjella thahet.
Përgatisni purenë. Lani patatet, vendosini në një tenxhere me ujë të ftohtë të kripur, vendosini të ziejnë dhe lërini të gatuhen derisa të zbuten. Kullojini dhe qërojini. Sa janë akoma të nxehta, kalojini në shtypësen e patateve derisa të bëhen pure. Shtoni aty gjalpin e prerë në copa përziejini mirë derisa të shkrihen mirë me njëra-tjetrën, rregullojini me kripë e piper dhe arrë moskat. Vendoseni tenxheren në zjarr të ulët, shtoni qumështin e nxehtë dhe vazhdoni ta zieni për 5-6 minuta purenë duke e përzier me një pirun ose rrahëse vezësh.
Ndërkohë që gulashi është gati, shpërndajeni nëpër pjata, kompletojini porcionet me purenë e ngrohtë dhe shërbejeni menjëherë.
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Qëro dhe prej kastravecët në feta shumë të holla ose gri i trashë. Vendosi në një tas, shto pak kripë dhe lëri 5 minuta të nxjerrin ujin e tepërt. Ndërkohë, përziej kosin me hudhrën, lëngun e limonit, pak kripë,...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment