Tortë Margherita në versionin vegan

Tortë Margherita në versionin vegan

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Torta Margherita është baza e shumë ëmbëlsirave në kuzhinë. E butë, e sfungjertë dhe e shijshme, ajo mund të konsumohet në versionin thjeshtë, me mbushje të ndryshme kremi ose frutash. Le të shohim se si ta përgatisim në versionin vegan, pa derivate shtazore.

Ingredientët

  • 200 gr miell
  • 150 gr niseshte
  • 150 gr sheqer
  • 1 lugë sheqer pluhur
  • 60 ml vaj farash luledielli
  • 200 ml qumësht orizi
  • 1 bustinë maja
  • 60 gr copëza çokollate të zezë

Udhëzimet

1

Sitni niseshtenë, miellin dhe majanë në një tas të madh.

2

Shtoni sheqerin, më pas vajin dhe filloni përzierjen

3

Kur vaji të jetë përzier mirë me përbërësit e tjerë, shtoni qumështin në temperaturën e ambientit.

4

Sapo të jenë përzier mirë gjithë përbërësit, shtoni copat e çokollatë së zezë dhe përziejeni përsëri brumin.

5

Shtroni letër furre në një tepsi dhe shtroni aty brumin.

6

Piqeni në 160 gradë për gati një orë.

7

Pas 45 minutash, kontrolloni pjekjen me kunjë dhëmbësh.

8

Pasi të jetë gati, lëreni të ftohet dhe më pas spërkateni me sheqer pluhur ose me një toping çokollate të zezë.

Lini një koment