Bajame të karamelizuara vetë

Janë ëmbëlsira të cilave nuk u themi dot jo kur i shohim përballë. Të ëmbla në shije, të kripura në çmim, por tani do të mësojmë t’i përgatisim vetë.

Përbërësit:

  • 150 gr bajame
  • 120 gr sheqer
  • 35 gr ujë

Përgatitja:

  • Merrni një tepsi dhe shtrojini letër furre. Më pas merrni një tigan, shtoni bajamet, sheqerin dhe ujin në temperaturën e ambientit.
  • Ndizni sobën në nxehtësi mesatare dhe filloni përzierjen: parimi është që kompostoja me ujë e sheqer të jetë e lëngshme, më pas të nisë të ziejë dhe në fund të kristalizohet duke formuar një mbështjellje rreth bajameve.
  • Në këtë pikë ulni zjarrin dhe vazhdoni t’i përzieni derisa sheqeri të nisë të karamelizohet dhe të marrë një ngjyrë të errët. Më pas, shtojini bajamet në tepsinë me letër furre duke i ndarë me kujdes nga njëra tjetra që të mos mbeten të ngjitura mes tyre. Bajamet tuaja janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment