Receta origjinale e salcës guacamole

Salca guacamole është përdorur prej shekujsh që nga astekët, të cilët e përgatisnin me pure avokadosh dhe lime. Emri guacamole vjen nga ‘ahuaca mulli’ ku ‘ahuacatl’ tregon frutin e avokados dhe ‘mulli’ sinjifikon salcën. Në rrjedhën e vitit, salca guacamole është pasuruar me domate, erëza, jogurt dhe perime mikse. Le të shohim së bashku recetën origjinale:

  • 2 avokado të pjekura mirë
  • 2 lime (lëngu dhe lëkura)
  • Kripë e piper

Hapat

  1. Si fillim, duhet të lani dhe thani avokadot, t’i prisni përgjysmë për së gjati dhe t’u hiqni bërthamën.
  2. Grini lëkurën e lime-ve
  3. Prisni në kubikë avokadon dhe vendoseni në frulator ose robot kuzhine
  4. Përziejeni me lëngun e lime dhe shtoni lëkurën;
  5. Përzieni gjithë përbërësit derisa të merrni një salcë të trashë dhe të dendur.
  6. Salca është gati.  Mund ta shoqëroni me ‘tacos’ ose ‘tortillas’.

Lini një koment