Qepë të gatuara me uthull dhe pançetë

Qepë të gatuara me uthull dhe pançetë

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Qepën e përdorim në një pjesë të madhe të pjatave, por në këtë variant, ajo vjen e gatuar ndryshe dhe është një pjatë kryesore. Le të shohim së bashku hapat:

Ingredientët

  • 1 kg qepë
  • 60 gr pançetë
  • ½ gote vaj ulliri e.v
  • ½ gote uthull e bardhë
  • Kripë
  • Piper i zi

Udhëzimet

1

Vendosni vajin dhe gjalpin në një tigan të thellë gize me fund të trashë. Pasi gjalpi të ketë shkrirë dhe vaji të jetë nxehur, shtoni qepët e pastruara. Shtoni kripë e piper dhe lërini për 10 minuta.

2

Ndërkohë që qepët skuqen, përgatisni pançetën. Priteni në feta, pastaj në shirita dhe pastaj në copa. Shtojini tek qepët.

3

Shuajini me uthullën e verës dhe lëreni të avullojë në zjarr të lartë. Mbuloni tiganin me kapak dhe lëreni më pas në zjarr të ulët për 30 minuta. Shtoni pak ujë që të mos ngjiten qepët.

4

Në këtë pikë, qepët janë të gatuara mirë, të veshura nga salca dhe gati për t’u servirur.

Lini një koment