Këto kube me shafran dhe agrume i çuan ëmbëlsirat vegane në një tjetër nivel
Këto kube të arta me shije agrumesh dhe shafrani do ta bëjnë akoma më të bukur stilin vegan të jetesës. Bashkë me shijen e mirë të tyre ju merrni edhe shumë benefite si antioksidantët dhe inflamacioni i reduktuar.
Përbërësit:
Për bazën:
2 ¼ kupa miell
½ kupe sheqer
½ lugë çaji kripë
¾ kupe vaj ulliri
Për mbushjen:
16 gr djathë tofu i butë (djathë soje)
3 lugë gjelle lëkurë portokalli
1 kupë lëng portokalli i freskët
1/3 kupe sheqer
½ kupe niseshte misri
1 lugë çaji shafran Indie pluhur
Parangrohni furrën në 180 gradë Celsius. Merrni një tepsi dhe shtroni në të letër furre të cilën duhet ta spërkasni me vaj.
Përgatisni bazën:
Në një tas bashkoni miellin, sheqerin dhe kripën.
Me një pirun përzieni vajin e ullirit me këtë masë derisa të miksohen mirë.
Më pas hidheni këtë masë brumi tek tepsia që përgatitët. Bëni disa vija me pirun në sipërfaqe dhe piqeni për 40-45 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.
Lëreni të ftohet. Ndërsa ftohet përgatisni mbushjen. Ndërkohë furrën lëreni të ndezur në 150 gradë.
Përgatitja e mbushjes:
Në një procesor ushqimesh përzieni djathin tofu, lëkurën e portokallit, lëngun e portokallit, sheqerin dhe përziejini.
Në një tas të vogël përzieni niseshtenë e misrit dhe shafranin; shtojini në procesor ushqimesh dhe miksojini.
Hidheni këtë kem mbi bazën e përgatitur dhe piqeni për 30-40 minuta.
Lëreni të ftohet të paktën një orë ose gjithë natën para se ta shërbeni.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment