Si të përgatisni brumë të ardhur për të bërë bukë pa maja
Bukët pa maja përgatiten me brumë të ardhur ose brumin ‘mëmë’ siç quhet ndryshe. Por si përgatitet ai, si ruhet dhe si rifreskohet?
Le të shohim hapat më poshtë:
Përbërësit:
200 gr miell
90 gr ujë
Një lugë kafeje mjaltë ose sheqer
Një lugë kafeje vaj ulliri e.v
Përgatitja:
Në një robot kuzhine hidhni përbërësit dhe përziejini për 2 minuta në shpejtësinë maksimale.
Nxirrni brumin dhe krjijoni një formë topi, spërkasni me miell një enë dhe vendosni në të brumin që të vijë duke bërë sipër tij një kryq me thikë.
Për të ardhur siç duhet brumi mëmë është e këshillueshme një temperaturë ambienti mjaftueshëm e lartë. Për këtë vendoseni tasin në furrë të fikur, të mbuluar me një pecetë dhe me dritën e furrës të lënë ndezur.
Kontrolljeni pas dy ditësh për të parë nëse procesi i ardhjes është aktivizuar.
Brumi duhet të ketë dyfishuar vëllimin dhe në sipërfaqe të ketë flluska.
Si rifreskohet brumi i ardhur?
Merrni brumin e ardhur, peshojeni dhe bashkojeni me të njëjtën sasi mielli dhe gjysmën e sasisë së uiit.
Para se të filloni ndonjë recetë ,është mirë të bëni një rifreskim çdo dy ditë.
Më pas vendoseni në frigorifer, në një enë me kapak dhe rifreskojeni çdo 4-5 ditë.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment