Po sikur mëngjesi të ishte sekreti ynë i lumturisë?
Breakslow. Neologjizmat na pëlqejnë shumë kohëve të fundit dhe ‘Breakslow’ është një prej tyre: tregon një moment, atë të mëngjesit, i cili duhet përjetuar në paqe dhe me njerëzit e dashur. Një tendencë ndërkombëtare më aktuale se kurrë, ashtu si 20 marsi, Dita Botërore dedikuar lumturisë. Po, sepse mëngjesi duhet të jetë një moment lumturie, të ndahet me partnerin ose familjen, të ulur qetësisht në tryezë e duke i dhënë vetes dozën e duhur të lumturisë dhe energjisë për të përballuar gjithë ditën. Mes të famshëmve ndërkombëtarë, ka shumë ‘breakfast addicted’ si p.sh Richard Branson.
Miliarderi amerikan, i njohur për krijimin e galaktikës Virgin, modelja dhe blogerja amerikane e cila adhuron mëngjesin italian, Blake Lively e cila sipas një interviste për Marie Claire ka pranuar se qëndron në formë pa palestër, por duke mbajtur një dietë në të cilën bulmeti është i ndaluar dhe mes pijeve më të preferuara është qumështi i kokosit. Pra, ka shumë shembuj që dëshmojnë se si një mëngjes korrekt dhe i shëndetshëm është një nga shumë rrugët që të çojnë drejt lumturisë.
Ky është konkluzioni që doli nga një studim i kryer nga Isola Bio Lab, observatori që analizon trendet e lidhura me botën e mëngjesit, nëpërmjet monitorimit të mbi 200 burimeve duke përfshirë gazetat, revistat, portalet, blogjet dhe komunitetet lifestyle ndërkombëtare si dhe një grup prej 30 ekspertësh, mes tyre psikologë dhe nutricionistë.
Këtë studim e ka mbështetur edhe Tim Sharp, psikolog dhe profesor në UTS School of Management dhe ‘Chief Happiness Officer’ në ‘The Happines Insititue’, organizatë australiane që synon të rrisë lumturinë tek individët, familjet dhe bizneset. ‘Ajo ç’ka bëjmë të parën në mëngjes në përgjithësi dikton ritmin për pjesën tjetër të ditës. Duke e filluar mirë, krijohet energji pozitive, pra përveç vlerave nutricionale të mëngjesit, dita fillon me një ritual pozitiv që e përgatit personin të jetë më i lumtur dhe më pozitiv. Nga ana tjetër, mëngjesi mund të mendohet si një moment për t’iu përkushtur vetes dhe për t’u përgatitur për ditën që po fillon”.
Pra, një mëngjes i shëndetshëm i konsumuar në një mënyrë pozitive, ‘dërgon’ një mesazh tek individi, një paralajmërim për një respekt ndaj trupit tuaj kujdesi ndaj mirëqenies e shëndetit.
Disa këshilla për t’ia dalë mirë? Preferohet ai i ëmbël, me një miks karbohidratesh me çlirim të ngadaltë dhe atyre me çlirim të shpejtë si p.sh buka me marmelatë. Veç të tjerash, drithërat janë të rëndëisshme pasi sigurojnë ‘energji’ të pastër për organizmin: ato integrale me fibra, rrisin raportin e kripërave minerale e vitaminave. Nuk duhet të mungojnë edhe frutat e freskëta. Mbi të gjitha, mëngjesi duhet konsumuar ndërsa jeni ulur në tryezë dhe jo duke qëndruar në këmbë.
Më poshtë janë 10 rregullat se si të keni një mëngjes të shëndetshëm e të lumtur:
Breakslow si një mantra. Pasi të zgjoheni, mos e merrni me ngut: braktiseni ritualin e një kroasanti në flutrim, konceptojeni si një bashkëndarje me familjen dhe si një moment për t’iu dedikuar vetvetes.
Dëgjoni trupin tuaj. Lëreni trupin të udhëhiqet nga shqisat dhe të zgjedhë nëse dëshiron diçka të kripur apo të ëmbël: e vetmja gjë që duhet respektuar pak a shumë, është orari i njëjtë.
Frutat janë të rëndësishme për një një mëngjes të shëndetshëm dhe të shijshëm. Edhe të shtrydhura ose centrifuguara janë një zgjedhje shumë e mirë.
I ëmbël përkundrejt i kripur. Nëse jeni më shumë tek mëngjesi i kripur, preferohet të konsumoni përbërës si proshuta, rikota, bresaola, vezët.
Bio është akoma më i shëndetshëm. Për një menu me më shumë variacion, mund të zgjidhni një mëngjes bio me tërshërë, drithëra, qumësht bizelesh, bajame e kokos. Duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme keni garancinë e nutrientëve me etiketë të pastër pa përbërës artificialë të shtuar.
20%. Kjo është përqindja e kalorive që duhet të merrni në mëngjes në krahasim me ato që duhet të merrni nga vaktet e tjera të ditës.
Mos u vononi për të ngrënë mëngjes. Nëse zgjoheni shumë të uritur, mos prisni më shumë se një orë për të ngrënë mëngjes.
‘Let the music play’. Nuk ka asgjë më të mirë për të nisur ditën në mnyrë pozitive dhe me buzëqeshje se të dëgjosh playlistën tënde të preferuar.
Shpërndajeni shembullin tuaj. Jepni një shembull të mirë në mënyrë që mëngjesi të kthehet në traditë në familjen tuaj.
Një tavolinë e zbukuruar është sinonim i alegrisë. Mund ta bëni gati dekorin që në mbrëmje.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment