Semifredo e shpejtë me limon

Semifredo e shpejtë me limon

Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Semifredoja e shpejtë me limon është ëmbëlsira perfekte për periudhën kur nis të bëhet vapë, si një digestiv i mirë në fund të vakteve dhe e përshtatshme edhe për ata që janë në dietë dhe duan të bëjnë një thyerje të vogël të rregullave.

Ingredientët

  • 5 gr fletë xhelatine
  • pak kripë
  • 1 limon
  • 1,5 dl pana për ëmbëlsira
  • 100 gram sheqer
  • 200 gram ricotta
  • 2 vezë
  • pak lëkurë limoni e sheqerosur
  • pak mente

Udhëzimet

1

Thyeni vezët dhe ndani të bardhat nga të verdhat. Të verdhat rrihini bashkë me lëkurën e grirë të një limoni dhe 50 gram sheqer. Ndërkohë shkrini xhelatinën (të cilën paraprakisht e keni lënë në ujë dhe e keni shtrydhur) në gjysmë dl pana të ngrohtë.

2

Bashkojini masës së të verdhave të rrahura edhe 200 gram ricotta, lëngun e 1 limoni dhe përbërjen me xhelatinë e pana. Shtoni pastaj pjesën e mbetur të panës së rrahur dhe në fund, dy të bardhat e rrahura marengë me pak kripë dhe 50 gram sheqer.

3

Vendosni përbërjen në një enë drejtkëndore me masë 1l të cilën e keni veshur me qese kuzhine më parë. Lëreni në frigorifer për 8 orë. Më pas servireni në formë kubi me lëkura limoni të sheqerosura dhe gjethe mesteje të freskët.

Lini një koment