Aromatizues natyralë ajri me fruta, perime e erëza
Me pastrimet e pranverës, të gjithë kemi dëshirë që shtëpia jonë të mbajë aromë të mirë dhe të freskët. Për këtë mund të na ndihmojë një aromatizues natyral i ajrit i përgatitur me përbërës organikë dhe shumë efektiv, sa që nuk do të blini ndoshta më kurrë një artificial.
Gjëra që ju duhen:
kavanozë
Disa feta lime
Disa feta qitro
Dega të freskëta livande
Feta kastraveci
Gjethe menteje
Kokrra dëllinje
Kombinimi i agrumeve me livandën qetësuese dhe kokrrat e dëllinjës krijon një aromë mikpritëse, perfekte për të mbushur gjithë hapësirën.
Nga ana tjetër, aroma shpërthyese e mentes e kombinuar me agrumet dhe kastravecin dhuron ndjesinë e freskisë dhe pastërtisë, perfekte për zona si korridori apo banja.
Hapi 1
Për të krijuar një aromë që shtrihet në gjithë hapësirën tuaj, përziejini përbërësit në një tenxhere dhe vendosini mbi sobë. Shtoni ujë aq sa të mbulohen përbërësit. Prisni të ziejë uji, më pas ulni sobën dhe lëreni të avullojë ngadalë, kështu do të lëshojë një aromë të mrekullueshme nëpër shtëpi.
Nëse doni që aroma të mbajë më gjatë, vazhdoni të shtoni ujë herë pas here ose ndonjë fetë fruit shtesë.
Hapi 2
Që aromatizuesit e ajrit t’i keni edhe në dhomat e tjera, hidhini përbërësit nëpër kavanozë dhe vendosni një ibrik me ujë të ziejë. Mbushini kavanozët me ujë të vluar pasi uji i nxehtë është çelësi për të nxjerrë aromat nga bimët.
Hapi 3
Vendosini kavanozët në pozicione të ndryshme të shtëpisë. Për të mbajtur sa më shumë aromë, ndërrojuani ujin shpesh ose nxehini kavanozët herë pas here në mikrovalë.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment