Njëbrirëshat po bëjnë namin. Vjen birra e parë unicorn me një super shije

Nëse edhe ti, kur ishe fëmijë jetoje në një botë ylberësh dhe njëbrirëshash shumëngjyrësh, besojmë se do të jetë lajm i mirë kur të mësosh se në prill do të prezantohet birra e parë unicorn, perfekte për ‘beer lovers’ si ju.

Birraria DuClaë në Baltimorë (në bashkëpunim me dyqanin Diablo Donuts) do të lançojë në prill birrën Sour Me Unicorn Farts për të cilën jemi të sigurt se do të bëhet pija kult e pranverë-verës 2019.

Rozë si një karamele me luleshtrydhe, e shndritshme si një fustan glitter dhe e realizuar me drithëra me fruta e çokollatë që i japing një shije të thekur: birra unicorn është gjithçka kemi dashur (dhe ndoshta pak më shumë) sepse është ndryshe, e shijshme dhe ‘damn!’ e instagramizuar.

Kohët e fundit janë shtuar shumë produktet me temë Unicorn, por është hera e parë që prodhohet një birrë e tillë. Në fakt, në SHBA ka shumë birrari artiznale që po e përfshijnë këtë lloj birre në prodhimin e tyre, çka tregon se ka një dëshirë të madhe për ndryshhim, për të eksperimentuar, e ndoshta për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël.

Dhe kështu, një nga produktet më të lidhura me botën mashkullore hap rrugën drejt një udhëtim triumfues unicornësh, duke na lënë të kontaminohemi nga joshja e parezistueshme e glitter dhe shkëlqimi i ylberëve. That’s magic!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DuClaw Brewing Company (@duclawbrewingco) on

Lini një koment