Si ta kishim detin këtu! Ja ku konsumohet peshku më i freskët në Tiranë
Për hir të së vërtetës kryeqyteti ka shumë restorante peshku, por më thoni pak: Sa prej tyre kanë 7 anije që gjuajnë peshk për klientët si Rozafa?
Sapo afrohesh tek restoranti që gjendet tek “Myslym Shyri” është e pamundur të mos dehesh nga aroma e parezistueshme e kocës apo levrekut të skarës, karkalecave të detit apo açukeve.
Që në hyrje qendron një vitrinë-frigorifer ku mund të njiheni me të gjitha llojet e pafundme të peshqve që ofron restoranti. Madje Rozafa ofron mundësinë që ta blesh të freskët e ta gatuash në shtëpi.
Ndërsa të tjerët (ku hyj edhe unë) mund ta shijojnë aty, në ambientin e vogël, por të ngrohtë të restorantit, hapur që para 7 vitesh.
Pjesa më e madhe e stafit e ka pasion kuzhinën dhe kjo ka bërë që klientët e Rozafës të zgjedhin gjithnjë e më shumë këtë restorant kur i kthejnë sytë nga ushqimet e detit. Gjatë bisedës me Fjorelon, menaxherin e restorantit mësova se numri i konsumuesve të peshkut është rritur.
“Sigurisht, ka shumë njerëz që preferojnë mishin e kuq në vend të peshkut. Por në krahasim me më përpara, numri i klientëve që drejtohen drejt peshkut është rritur. Që të konsumosh peshk ka lidhje me xhepat, por më tepër me kulturën e të ngrënit”.
Tek Fjorelo pashë një dëshirë të madhe për kuzhinën. U binda akoma më tepër kur më tha se kishte qenë këmbëngulja e tij për hapjen e kësaj pike të Rozafës. Restoranti kujdeset gjithnjë që të bëjë furnizim në bazë të sezonit, sepse vetëm kështu ushqimi i detit do të ketë shijen e vërtetë që klientët kërkojnë.
“Nuk i marrim midhjet tani sepse janë bosh nga brenda. I marrim kur kanë sezonin e tyre në Sarandë”.
Peshku gjuhet në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit. Konsumatorët kanë filluar të njohin varitetet e pafundme që pasuria jonë ujore ofron si dhe vlerat e mishit të bardhë në shëndet. Sa herë e kemi dëgjuar atë shprehjen nga prindërit tanë: Ha peshk se të bën mirë për kujtesën! Në fakt, kanë të drejtë. Sa më shumë peshk të hani, aq më mirë do ndiheni.
Peshku ka acide të larta yndyrore të omega-3, të cilat zvogëlojnë inflamacionin, mbrojnë zemrën dhe shmang sëmundjet kronike. Vitamina D që gjendet tek to, ju ndihmon për një gjumë të shëndetshëm. Proteinat e peshkut na ndihmojnë të kemi linja elegante dhe muskuj të fortë.
Marketingu më i mirë i Rozafës është puna e madhe që bën çdo ditë. Për këtë arsye bashkëpunimi i saj me SnapFood lindi nga nevoja për t’i ofruar njerëzve që nën komoditetin e shtëpisë apo zyrës të shijojnë ushqim të vërtetë deti.
Shkarko tani aplikacionin SnapFood. Një peshk blu do të të kujtojë se duhet të klikosh për t’u njohur me menunë e parezistueshme të Rozafës.
Tani po të lë të qetë të vazhdosh me porosinë…./Neps.al
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment