7 ushqimet më efektive për djegien e dhjamit

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë se si të rrisni metabolizmin tuaj, ju mund ta arrini këtë edhe duke mos shkuar në palestër, por duke kontrolluar ushqimet që konsumoni. Disa produkte ushqimore që ne konsumojmë në dietën tonë të përditshme kanë disa enzima të cilat rrisin funksionin e tiroides duke nxitur sistemim e trupit tonë për të bërë një detox të natyrshëm.

Duke filluar nga avokadot, ushqimet të cilat rrisin metabolizmin tonë dhe shkrijnë dhjamin janë tepër të rëndësishme për ndërtimin e masës muskulore, reduktimin e dëshirës për të ngrënë dhe humbjen e peshës. Me këto ushqime ju do të digjni kalori edhe ndërkohë që jeni duke ngrënë.

Këto ushqime përveçse largojnë dhjamin e tepërt në trupin tonë janë edhe të shijshme dhe të dëshirueshëme nga të gjithë ne. Konsumimi i tyre i përditshëm do të jap një rezultat befasues.

1-Avokado

Ajo është e pasur me yndyra të mira të cilat djegin dhjamin. Pikërisht këto yndyra djegin dhjamin, por në të njëjtën kohë shërbejnë si një burim i madh energjie për trupin tonë.

Avokadot përmban gjithashtu edhe një sheqer, i cili bën të mundur lirimin e insulinës dhe nxit absorbimin e kalciumit, dy funksione kryesore për humbjen e dhjamit. Gjithashtu ajo është e pasur me antioksidantë të dhe vitamina  për të cilat trupi jonë ka nevojë.

Sipas një studimi të botuar në “Journal of Nutriton’, pjesëmarrësit që hëngrën vetëm gjysmën e një avokadoje në drekë, u raportua se 40% prej tyre kishin humbur dëshirën për të ngrënë për orë të tëra.

2-Çaji jeshil

Ju mund të përshpejtoni metabolizmin tuaj duke pirë çaj jeshil. I pasur me ushqyes të shumtë dhe me një përmbajtje të ulët kafeine, çaji jeshil rrit funksionin e trurit, uljen e dëshirës për ushqim dhe djegien natyrale të yndyrës. Çaji jeshil është provuar gjithashtu se mund të ulë rrezikun e kancerit.

4 gota çaji jeshil në ditë është e mjaftueshme për të rritur metabolizmin.

3-Veza

Ajo është e pasur me Omega-3 të cilat zvogëlojnë natyrshëm yndyrat e barkut. Një proteinë prekte, por gjithashtu vezët përmbajnë edhe 9 aminoacide thelbësore dhe yndyra të mira të cilat zvogëlojnë natyrshëm inflamacionin duke shtypur prodhimin e enzimave që shkaktojnë kërce në trup. Sigurohuni që jeni duke përzgjedhur vezë të mira dhe jo nën ndikimin hormoneve artificiale, perfekte janë vezët e freskëta të fermave.

4-Gjalpi indian

Gjapi është në krye të listës sonë të ushqimeve të shëndetshme megjithëse kjo është e habitshme. Ai tretet shumë shpejt dhe përmban shuam vitamina A, D, E dhe K. Gjithashtu përmban edhe acid lionelik dhe omega-6, të cilat përmirësojnë masën e trupit tonë. Shtimi i gjalpit indian në rutinën tonë të përditshme mund të rrisë humbjen efektive të peshës. Ju kujtojmë se përveç të tjerave ai është edhe shumë i shijshëm.

 5-Grejpfruti

Nutricionisti Timothy Ferriss thotë se një dozë grejpfruit çdo ditë zvogëlon dëshirën tonë për të ngrënë. Ai rekomandon përdorimin e lëngut të grejpfruitit për të mbajtur të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak, duke kompensuar insulinën  dhe duke ulur dëshirën për të ngrënë.

Ky lëng është i pasur me fibra të tretshme dhe zvogëlon oreksin tonë nëse e konsumojmë para buke.

6-Bishtajoret

Prania e bishtajoreve në dietën tonë është një detox natyral për trupin tonë dhe djeg dhjamin e tepërt. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer fibrash distike dhe kanë përfitime të shumta shëndetësore. Janë të pasura me vitaminë A, B, C dhe E dhe përmbajnë minerale të fuqishme si kalciumi, kaliumi dhe hekuri. Ato janë gjithashtu dhe një burim i madh i vitaminës B2, që ndihmon në rritjen e fuqisë tretëse.

7-Patatja e ëmbël

Ato janë një nga ushqimet më të mira natyrore anti-inflamatore. Patatet e ëmbla janë të pasura me fibra dietike dhe me një përmbajtje të koncentruar të vitaminave dhe mineraleve. Ato përmbajnë vitaminën B6 dhe C së bashku me beta-karoten, si dhe mangan. Disa studime kanë arritur në përfundimin se patatet e ëmbla nxisin hormonet për të tretur yndyrën në trupin tonë.

Lini një koment