Luleshtrydhet ndihmojnë shëndetin tuaj në 9 mënyra!
Në kulmin e pranverës dhe verës së hershme, luleshtrydhet janë të ëmbla, të buta dhe të lëngshme. Përveç shijes së tyre, luleshtrydhet ofrojnë një bollëk të përfitimeve shëndetësore.
Si një burim i madh i fibrave, vitaminës C dhe antioksidantëve, luleshtrydhet mund të ndihmojnë shëndetin tuaj në këto mënyra:
Përmirëson sistemin imunitar Vetëm një porcion luleshtrydhesh ofron rreth 150 për qind të kërkesës së përditshme të vitaminës C të trupit. Kjo është thelbësore për të ndihmuar trupin të luftojë kundër infeksioneve dhe sëmundjeve, nga ftohti i zakonshëm deri tek gripi. Vitamina C gjithashtu vepron si një antioksidues, duke neutralizuar radikalët e lirë që dëmtojnë ADN-në e shëndetshme.
Ul presionin e lartë të gjakut Luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, i cili redukton presionin e gjakut. Përveç luftimit të hipertensionit dhe sëmundjes kardiovaskulare, një dietë e pasur me kalium mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të vdekshmërisë në përgjithësi.
Trajton simptomat e artritit Radikalet e lira kontribuojnë në inflamimin dhe përkeqësimin e muskujve dhe indeve të trupit. Si rezultat, nyjet nuk funksionojnë siç duhet dhe krijohen toksina të dëmshme, duke shkaktuar sëmundje si artriti. Antioksidantët në luleshtrydhe reduktojnë inflamacionin.
Lufton dhe mbron kundër kancerit Komponentët e veçantë që gjenden në luleshtrydhe të quajtur flavonoidë kanë fuqinë për të luftuar kancerin dhe stresin oksidativ. Këto flavonoide, veprojnë si një linjë mbrojtëse kundër zhvillimit të kancerit dhe tumoreve.
Nxit një shikim të shëndetshëm Prania e flavonoideve, por edhe e elementëve të tjerë në luleshtrydhe zvogëlon rrezikun e problemeve të shikimit të lidhura me moshën.
Rregullon nivelin e sheqerit ne gjak Fibrat dietetike të siguruara nga luleshtrydhet ndihmojnë në rregullimin e glukozës. Marrja e këtj fruti në një dietë të ekuilibruar mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit ose të përmirësojë simptomat ekzistuese të diabetit.
Përmirësojnë humorin Farat e luleshtrydheve përmbajnë acidin yndyror omega-3 acid alfa-linolenik, i cili është provuar të përmirësojë gjendjen shpirtërore.
Ndihmon kundër alergjisë Meqë luleshtrydhet ofrojnë përfitime imunitare dhe anti-inflamatore, ato janë një armë e madhe kundër alergjive. Ato përmbajnë një flavonoid të veçantë anti-alergji të quajtur fisetin, i cili ndihmon qelizat imune të trupit të kontrollojnë reagimet inflamatore ndaj alergeneve.
Nxitja e Vitalitetit të lëkurës Vitamina C në luleshtrydhe përdoret nga trupi për të prodhuar kolagjen, një proteinë thelbësore për shëndetin e lëkurës. Një furnizim i shëndetshëm i kolagjenit ndihmon lëkurën të qëndrojë e butë dhe elastike, teksa gjithashtu riparon qelizat e dëmtuara të lëkurës. Përveç kësaj, vitamina C shërben si një pastrues i lirë radikal, duke luftuar zhvillimin e kancerit të lëkurës dhe plakjen e parakohshme./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment