Si të përgatisim lëkurën për një ngjyrë të artë gjatë gjithë verës
Trajtimet e sezonit për një lëkurë të shndritshme dhe të mbrojtur, e gatshme për të mirëpritur diellin dhe stinën më të bukur të vitit…
Stina e verës është në prag të derës: sa më shumë nxeh dielli, aq më shumë rroba heqim. Kemi dëshirë të ‘përpijmë’ dritën, të mbushemi me energji dhe të ekspozojmë përsëri lëkurën. Një valë oksigjeni dhe mirëqenieje në gjendje të favorizojë prodhimin e vitaminës D dhe jo vetëm: në mesin e benefiteve të dritës së diellit numërojmë edhe stimulin për një vitalitet intensive, në gjendje të zgjojë metabolizmin dhe të përmirësojë gjendjen shpirtërore. Ja disa këshilla dhe metoda natyrale për të përgatitur lëkurën tuaj për verën.
Përgatitja e lëkurës për diellin
Kremi i vjetshëm i diellit? Hidheni poshtë! Është koha e duhur për të rinovuar rutinën e bukurisë: hidhini pa keqardhje produktet e skaduara dhe konfeksionet e hapura. Ndonjëherë na kap mania për të blerë produkte të cilat në të vërtetë s’para i përdorim, por pastaj i lëmë në pluhurin e sirtarit pa u kujtuar më për to! Projektonin një buxhet për produktet për të cilat ka vërtet nevojë lëkura dhe përqëndrohuni tek cilësia: lexoni etiketat, përdorni një tester, verifikoni reaksionet në epidermë dhe bëni një zgjedhje inteligjente bazuar në fototipin tuaj.
Asnjëherë mos e ekzagjeroni me nxirjen: rreziku janë njollat dhe plakja e parakohshme. Ndiqni dëshirat e trupit kur bëni banja dielli, zgjidhni mjedise natyrale me gjelbërim pranë, oksigjen e jod, një ritual i shkëlqyer për trupin e mendjen. Në mëngjes ose në fund të ditës janë momentet më të mira për ju dhe fëmijët për t’u ekspozuar nën rrezet e diellit.
Dieta për lëkurën
Pika e nisjes është dieta juaj e përditshme. Siç thoshin të parën tanë, ushqimi mund të jetë një ilaç i jashtëzakonshëm kur konsumohet në mënyrën e duhur. Aleati i shëndetit dhe bukurisë? Uji! Mos harroni të pini mjaftueshëm për të shmangur dehidratimin, për të luftuar dhimbjen e kokës dhe për të shmangur plakjen e parakohshme. Jepuni përparësi ushqimeve të pasura me ujë sepse ndihmojnë në një dietë strategjike për lëkurën: sa më shumë fruta e perime të freskëta të stinës.
Menuja për lëkurën e ekspozuar në diell? Ideale është konsumimi i një fruti në mëngjes ose si vakt i ndërmjetëm duke e alternuar me lëngje të freskëta e smoothie (mundësisht pa sheqer të shtuar dhe qumësht), një koncentrat vitaminash dhe kripërash minerale me efekt hidratues e ushqyes për lëkurën.
Mbështetuni në një dietë me ngjyra, ideale për t’u nxirë, e pasur në perime të freskëta, drithëra integrale, fara të ndryshme të cilat përmbajnë vajra e acide yndyrore omega 3, të cilat mund t’i merrni me vete në plazh për një pushim dreke në diell. Frutat e perimet me ngjyrë të kuqe (boronicat, luleshtrydhet, panxhari, stimulojnë mikroqarkullimin dhe favorizojnë elasticitetin e enëve të gjakut, ndërsa në sajë të pranisë së beta-karotenit, frutat e perimet me ngjyrë portokalli stimulojnë nxirjen dhe ruajtjen e ngjyrës.
Gabimet që duhen shmangur
Shpesh tentojmë ta nënvlerësojmë ndikimin që ka dielli i parë i stinës, por në fakt ekspozimi i menjëhershëm ndaj rreze ultravjollcë mund të ketë një efekt traumatik të vërtetë. Ja pse ekspertët rekomandojnë një mbrojtje adekuate ndaj diellit edhe në qytet, ku ekspozimi i pavullnetshëm ndaj diellit, së bashku me smogun, rrezikojnë t’i bëjnë dëmtimet edhe më serioze.
Përgatisni lëkurën për diellin me një regjim ushqimor strategjik dhe një mbrojtje të përshtatshme dhe fondamentale, por pa harruar detajet e vogla të rutinës sonë të bukurisë. Sytë? Shmangni rrudhosjen e mimikës së syve. Kapelet dhe syzet e diellit jo vetëm reduktojnë efektin e ‘këmbëve të pulës’, por mbrojnë edhe kundër kunjuktivitit dhe thatësisë së syrit. Zgjidhni lente me të cilat duhet të ndiheni patjetër komode: për shembull ngjyra kafe është veçanërisht çlodhëse për sytë.
Evitoni ekspozimin në orët e mesditës dhe bëni kujdes nga vajrat, kremrat ose vajrat esencialë me bergamot, limon, mandarinë ose portokall: produktet me agrume kanë një veprim fotosensitiv dhe për këtë arsye duhen shmangur para ekspozimit në diell.
Maska për lëkurën
Epiderëmë e thatë, gri ose e skuqur? Dëboni njëherë e mirë dimrin me një skrab të përgatiru në shtëpi me ushqime të freskëta e natyrale. Ka një avantazh të madh sepse çfarë i bën mirë stomakut…i bën mirë dhe lëkurës suaj. Kush ka një lëkurë të ndjeshme dhe intolerante do të ketë shumë benefite nga një përkëdhelje e lëkurë me qumësht, jogurt e mjaltë, një antibiotik natyral në gjendje të favorizojë riparimin e indeve dhe për të luftuar radikalet e lira. Hidhni pak kripë të imët në një tas, shtoni vaj vegjetal dhe përziejini, pastaj masazhojeni mbi trupin, nga kaviljet deri në fytyrë: stimulon rigjenerimin e lëkurës duke larguar qelizat e vdekura.
Përbërësit për një maskë ushqyese? Pluhur kokosi për një skrab të ëmbël ose një frut i pjekur mirë dhe i shtypur si për shembull banania, me efekt antirrudhë e antioksidant, kajsitë e luleshtrydhet të cilave mund t’u shtoni pak jogurt për një impakt të freskët dhe gjallërues.
Shfrytëzoni fuqinë e aloe verës: xheli i saj ka një efekt tendosës dhe riparon epidermën; mund ta përzieni atë me krem ose vaj preimesh duke krijuar një masë hidratuese e ushqyese. Trajtime të tilla natyrale, të pasura me veti anti-plakje, janë një ingredient i çmuar për tavolinën dhe…lëkurën tuaj! Vaji i trëndafilit të egër për plagët dhe sprijat, i kokosit, linit, avokados, embrionit të grurit, kërpit janë të gjitha produkte të përshtatshme për lëkurën tuaj, por duhet të lexoni mirë etiketat duke u kushtuar vëmendje produkteve organike.
Mund të krijoni dhe përzierje të veçantë duke mësuar për karakteristikat e vajrave të ndryshëm. Në këtë rast, kur lexoni etiketat, kushtojuni rëndësi fjalëve si ‘esencë’ apo ‘parfum’: vaj esencial është një ekstrakt i pastër bimor i përftuar nga shtrydhja ose distilimi dhe shitet në erboristero ose dyqan produktesh natyrale.
Integratorë për lëkurën
E njihni zeolitin? Një mineral me origjinë vullkanike, ai stimulon procesin e pastrimit dhe sipas studimeve, favorizon eliminimin e metaleve të rënda. Falë vetive imunostimuluese mund të ndihmojë sistemin e tretjes dhe të aktivizojë një nivel më të lartë të vitalitetit në organizëm: zakonisht, rekomandohet një cikël njëmujor në periudhën e ndryshimit të sezonit. Acidi ialuronik, elastina e kolagjeni të sintetizuara nga fibrolastet, janë çelësi i një lëkure të shëndetshme, elastike e rinore. Ndiqni një cikël integratorësh, sidomos gjatë periudhave kritike si pranvera dhe vjeshta, pasi sipas ekspertëve, nxit mirëqenien e epidermës duke përmirësuar procesin e rigjenerimit të lëkurës dhe luftimin e rrudhave.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment