Sphagetti me domate dhe borzilok: simbol i kuzhinës italiane dhe i dietës mesdhetare

Sphagetti me domate dhe borzilok

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Një pjatë e thjeshtë në përbërës, por e mrekullueshme në shije sa që ka magjepsur gjithë botën dhe kushdo ka qenë në Mesdhe e ka provuar...

Ingredientët

  • 200 gr sphagetti
  • 250 gr salcë domatesh ose një kavanoz me domate të qëruara të konservuara
  • Gjysmë qepe
  • 3-4 gjethe borzilok
  • Vaj ulliri e.v

Udhëzimet

1

Prisni qepën në kube të vegjël, ngrohni vajin në një tigan dhe skuqeni qepën pa e bërë ngjyrë kafe.

2

Shtoni salcën dhe gatuajeni për 10 minuta.

3

Zjeni sphagetti-t dhe shtojini tek tigani i salcës.

4

Shtoni dhe borzilokun dhe përziejini mirë të gjitha.

5

Bashkojini sphagettit me një sasi të bollshme parmixhano ose perkorino.

6

Shtoni gjysmë kafeje sheqer për të neutralizuar aciditeti e domateve.

7

Mund të përdorni edhe domate të freskëta në vend të salcës. Duhet të jenë të pjekura mirë.

Lini një koment