Krostatë me krem portokalli. Kush tha që s’ka ëmbëlsira të shëndetshme?

Krostatë me krem portokalli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Vërtet e shijshme, krostata me krem portokalli është ideale për të nisur ditën në mënyrë të shëndetshme, të ushqyeshme dhe të shijshme. Përgatitet për një orë, përfshirë edhe 15 minuta për ftohjen e kremit që përgatitet në vetëm 25 minuta.

Ingredientët

  • 250 gr brumë sfoliat
  • *(Nëse doni ta përgatisni vetë: 200 gr miell, 70 gr gjalpë, 100 gr sheqer, 1 vezë, lëkura e grirë e 1 limoni, pak kripë)
  • 2 portokaj
  • 3 dl qumësht
  • 3 të verdha vezësh
  • 80 gr sheqer kane
  • 50 gr miell i bardhë
  • 20 gr sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Ngrohni qumështin në zjarr të ulët, duke bërë kujdes të mos vlojë. Grini lëkurën e portokallit dhe shtrydhni lëngun; kurse portokallin tjetër priteni në feta të holla.

2

Rrihni të verdhat e vezëve me 70 gr sheqer në një tas, derisa të merrni një masë homogjene.

3

Më pas shtoni lëkurën e portokallit dhe lëngun e shtrydhur, miellin e situr dhe qumështin e ngrohtë, duke pasur kujdes të mos krijohen gungëza.

4

Lëreni në zjarr derisa të trashet përreth 10 minuta dhe lëreni të ftohet për 15 minuta.

5

Ngrohni furrën në 180 gradë, hapni brumin sfoliat në një plan pune të spërkatur me miell, më pas hapeni mirë në bazën e një tepsie të posaçme për tarta me diametër 24 cm të veshur me letër furre.

6

Mbi bazën e brumit shpërndani kremin e portokallit duke e niveluar sipërfaqen me një spatul. Piqeni për 25 minuta.

7

Hiqeni nga furra dhe lëreni të pushojë për disa minuta. Më pas dekorojeni sipërfaqen me feta portokalli, spërkateni me sheqer pluhur dhe servireni në tavolinë.

Lini një koment