Si të shpëtoni nga aroma e pakëndshme e hudhrës dhe e qepës?
Qepa dhe hudhra preferohen nga shumë njerëz për vetitë që kanë, por aroma e tyre e pakëndshme shpesh i mban pak larg. Askush nuk do të donte të shkatërronte një takim romantik ose një intervistë pune vetëm se ka ngrënë qepë ose hudhër pak më parë. Megjithatë, nuk ka pse t’i shmangni qepët dhe hudhrat, mjafton të bëni diçka për të reduktuar efektin e tyre.
Lani dhëmbët dhe shpëlani gojën. Kjo do t’ju ndihmojë të largoni çdo mbetje të qepëve dhe hudhrave si dhe të ‘vrisni’ bakteret që shkaktojnë aromën e keqe.
Ha diçka me mente. Mund të blini një çamçakëz me shije menteje. Është mënyra më e mirë për të freskuar frymëmarrjen tuaj. Gjithashtu mund të përtypni majdanoz të freskët, gjethe menteje ose çaj menteje. Këto të fundit reduktojnë gjithashtu aromën e qepëve dhe hudhrave.
Hani perime që balancojnë aromën. Limonët, karotat dhe kërpudhat janë armiq të aromës së qepëve dhe hudhrave.
Çaj jeshil. Disa studime tregojnë se disa substanca të çajit jeshil mund të neutralizojnë komponentët që shkaktojnë erën e keqe tek hudhrat dhe qepët.
Disa pije alkoolike. Alkooli mund të vrasë bakteret në gojën tuaj dhe vodka do të ishte një zgjidhje e mirë. Por një gllënjkë. Sepse era e alkoolit do të ishte shumë më e keqe për vetëbesimin tuaj.
Mustarda. Është shumë efektshme nëse mbani një lugë të vogël mustardë në gojë për gjysmë minute. Pështyjeni dhe fusni një lugë tjetër në gojë. Më pas gëlltiteni. Kjo ju ndihmon të hiqni qafe erën e keqe të gojës.
Mbani një higjienë të mirë të gojës. Larja e gojës, filli dentar, prija e ujit dhe pastrimi i gjuhës janë gjithashtu disa këshilla të vlefshme. Mos u tregoni dembelë për gjëra që kanë të bëjnë me shëndetin tuaj.
Këshilla
Ndonjëherë duhet të kujdeseni edhe për veshjet, pasi aroma e hudhrave mund të prekë edhe veshjet tuaja. Në këtë rast, mund të spërkasni pak parfum ose deodorant.
Nëse nuk mund të përballeni me erën e bezdisshme të hudhrës, mund të merrni suplemente të hudhrës. Ose mund ta gatuani gjatë, pasi kjo gjë ul efektet anësore.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment