Udhëtim në Siçili me xhel kanelle

Xhel kanelle

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Xheli i kanellës është një prej ëmbëlsirave siciliane më të dashura. Një aromë mesdhetaro-orientale perfekte për mbrëmjet e ngrohta. Dhe receta është shumë e thjeshtë.

Ingredientët

  • 65 gr niseshte
  • 10 gr shkop kanelle
  • 300 gr sheqer
  • 20 gr fistikë të freskët
  • 40 gr çokollatë e zezë ose mjaltë
  • Pak vaj bajamesh

Udhëzimet

1

Për 6 persona, zieni një 1 l ujë me shkopinjtë e kanellës të copëtuar për 15 minuta. Më pas lërini ashtu për një natë të tërë dhe në mëngjes kullojeni.

2

Përzieni 250 gr sheqer dhe niseshtenë në një tas,shtoni ujin e kanellës, shtoni 2-3 pika lëng limoni dhe vëreni në zjarr të ulët duke e përzier vazhdimisht derisa përzierja të trashet.

3

Hidheni në një enë, bashkojeni me vajin e bajameve, lëreni të ftohet dhe vendoseni në frigorifer për 6 orë. Hiqeni nga forma dhe servireni me çokollatën e shkrirë ose mjaltin si dhe fistikët.

Shënime

[sp_recipe]

Lini një koment