Supë me patate dhe lakër kale. Perfekte për fëmijët tuaj!

Supë me patate dhe kale

Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Pse duhet ta gatuani këtë supë? Të gjitha gjethet e gjelbra kanë vlera ushqimore, por Kale është mbretëresha. Kale mbron sistemin imunitar, ndalon trombozën, ndihmon me jashtëqitjen dhe forcon kockat. Gjethet e saj janë të pasura me Vitaminë K, antioksidantë të fuqishëm dhe përcjellin energji për organizmin. Patatja, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin. Fëmijët tuaj, nuk do i thonë jo kësaj recete!

Ingredientët

  • 150 gram kale (lloj lakre, ku duhen vetëm gjethet)
  • 1 litër lëng perimesh
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1 presh prerë imët
  • 2 patate prerë në kubikë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën dhe preshin. Më pas shtoni patatet derisa të zbuten.

2

Shtoni kripën, lëngun e perimeve dhe i lini në zjarr mesatar për 20 minuta.

3

Pasi të ketë përfunduar zierja, fikni zjarrin dhe kaloni në supë mikserin e dorës, për ta bërë kremoze. Gjatë këtij procesi shtoni edhe gjethet e kales.

4

Rindizni zjarrin edhe për 7-8 minuta të tjera.

5

Ndërkohë që shërbeni supën, në një tigan skuqni gjalpin dhe ia hidhni sipër supës.

 

Lini një koment