1.Në një enë hedhim ujin e vakët, majanë, sheqerin dhe i trazojmë mirë.
2.Më pas shtojmë miellin dhe fillojmë ta përziejmë mirë. Shtojmë kripën dhe e punojmë mirë brumin dhe e lëmë të pushojë përreth 1 orë.
3.Pasi brumi të ketë ardhur e vendosim në tavolinën e punës ku kemi shtuar pak miell.
4.E hapim brumin e bukës dhe shpërndajmë në të djathin e bardhë duke e thërrmuar. Më pas ullinjtë dhe në fund e spërkasim sipërfaqen e bukës me rigon dhe vaj ulliri.
5.E mbledhim bukën role, e vendosim në një tavë dhe e fusim në furrën e parangrohur në temperaturën 170 gradë Celsius për 45-50 minuta.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment