Gjatë verës të gjithë kemi sikletin se si do të vishemi me rroba banjo kur ende nuk jemi gati pasi kilogramët e tepër janë mëse të dukshëm. Në këto momente na kap akthi dhe të gjithë mendojmë se si të rikthehemi në formë sa më shpejt dhe madje shumë prej jush tashmë ka nisur edhe ushtrimet e vështira fizike në natyrë apo në palestër.
Mirëpo dietologët sugjerojnë se përveç ushtrimeve fizikë duhet t’i kushtoni vëmendje edhe mënyrës se si ushqeheni. Sipas tyre mirë ushqyerja është e rëndësishme dhe sigurisht kur rrini pa ngrënë, mendja të rri tek ushqimi.
Në ju vijmë në ndihmë duke ju sugjeruar disa ushqime të cilat ju domëbsojnë, por dhe ju mbajnë të ngopur njëkohësisht.
Peshku dhe mishi
Ushqimet të cilat përmbajnë shumë proteina do t’iu ndihmojnë të mos keni uri për një kohë të gjatë. Ndaj ushqehuni me produkte të mishit dhe peshkut.
Kosi dhe gjiza
Kosi dhe gjiza janë zgjedhja perfekte për në mëngjes. Kombinojini me fruta dhe arra për të shtuar sa më shumë fibra në ushqim.
Tërshërë
Tërshëra është një ndër zgjedhjet kryesore për të ngrënë në mëngjes, që do t’ju mbajë për një kohë të gjatë larg ushqimit.
Perimet
Siguroni që të kombinoni perimet gjithmonë me pjatën kryesore. Jo vetëm që do të ushqeheni shëndetshëm, por nuk do të keni nevojë të konsumoni ushqim shumë shpesh.
Supa
Një supë e ngrohtë do t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë ditës.
Patate të ziera
Më në fund, patatet e ziera do të kenë një impakt ndryshe nëse nuk i shoqëroni me karbohidratet e tjera. Nëse me një kroasant nuk do të keni uri për momentin, me një patate të zier, nuk do të keni uri gjithë ditën.
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment