Le të gatuajmë me Nertila Kokën. Këngëtarja na tregon sekretin e bukës së shtëpisë

Ajo është larguar prej vitesh nga Shqipëria dhe punon si mësuese në Suedi. E kemi fjalën për këngëtaren Nertila Koka e cila zgjodhi që kësaj rradhe të jetë në qendër të vëmendjes tek shqiptarët me kanalin e saj në “You Tube” ku do të prezantojë receta gatimi.

Në video e parë, që e ka postuar ditën e djeshme Nertila flet shqip dhe tregon për ndjekësit e saj hap pas hapi përgatitjen e një recete që siç shprehet ajo, e ka shumë përzemër.

“Përshëndetje të gjithë, unë Jam Nertila. Mirësevini në kuzhinën time. Pa humbur kohë doja t’ju prezantoja me një recetë që unë e kam shumë përzemër: Bukën”!

Përbërësit:

  • 400-420 gram miell
  • 7 gram kripë
  • 4 gram maja buke
  • 10 gram fara susami
  • 300 ml ujë (në temperaturë mjedisi)

 

Përgatitja:

  • Në një tas ku kemi miellin, shtoni në mes kripën dhe majanë e bukës. I përzieni mirë.
  • Shtoni farat e susamit. Tani shtoni ujin dhe punojeni mirë masën. Mbështilleni tasin me një letër dhe e lini brumin të pushojë për 3-4 orë.
  • Pasi brumi të ketë dyfishuar vëllimin, lyeni duart me pak miell dhe punojeni edhe një herë.
  • E kaloni brumin në letrën e kuzhinës dhe vendoseni për 30 minuta në furrë (të fikur), sa të vijë edhe njëherë.
  • Kalojeni brumin me letrën e kuzhinës siç është në një tenxhere me kapak (që e keni ngrohur paraprakisht në furrë).
  • Do ta lini 15 minuta në furrë me kapak dhe 15 minuta pa kapak në temperaturë 230 gradë celsius.
  • Prisni 20-25 minuta sa të ftohet disi dhe pastaj është gati për tu konsumuar.

 

Për më shumë mund t’i hidhni një sy videos së Nertilës: 

Lini një koment