Ushqimet janë dashuria më e madhe , pa të cilën askush nuk jeton dot. Dhe veç kësaj të gjithë kanë një ushqim të preferuar pas të cilit “vdesin” sa herë e kanë në tavolinë. Edhe fashionista e famshme shqiptare Armina Mevlani ka zbuluar ushqimin e preferuar për revistën “Shije” duke treguar se specat e mbushur janë të preferuarit e saj.
Ky gatim i shijshëm tradicional përgatitet shumë thjeshtë dhe recetën e gjeni mëposhtë:
Ingredientët
- 4 speca jeshilë
- 200 gr fileto pule
- 1 kokërr qepë
- 150 gr qiqra (të ziera)
- 400 gr oriz
- 1 karrotë
- 1 tufë majdanoz
- 1 spec i kuq
- Vaj ulliri
- 1 lugë gjelle gjalpë
- Kripë
- Piper
- 800 ml ujë (i nxehtë)
- 100 gr salcë domatesh
Udhëzimet
1
Skuqni specat për mbushje për pak minuta dhe hiqini mënjanë.
2
Në një tigan të thellë gatuani mishin e pulës dhe pasi të marrë ngjyrë shtoni qepën e grirë hollë, specin e kuq dhe karrotën e prera në kubikë.
3
Pas pak minutash shtoni qiqrat e qëruara, orizin e majdanozin dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit.
4
Përgatitni tavën në të cilën vendosni specat, filloni ti mbushni me perimet dhe orizin e gatuar.
5
Pjesën e mbetur të përgatitjes shtojeni në tavë, hidhni ujë të nxehtë dhe kripë.
6
Vendoseni të piqet për 40 minuta në 180 gradë duke e kontrolluar herë pas herë orizin që të mos thahet.
Lini një koment