Spageti me patëllxhanë, mish pule dhe mocarela

Ingredientët

  • Vaj ulliri
  • 1 patëllxhan
  • Hudhër e grirë
  • Gjoks pule
  • Rukola
  • 70 gr domate qershi
  • 500 gr spageti
  • Kripë
  • Piper
  • Borzilok

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri vendosni për të skuqur patëllxhanët.

2

I shtoni hudhrën, kripën dhe i përzieni mirë.

3

Më pas në një tigan tjetër skuqni gjoksin e pulës.

4

I shtoni rukolën, pomodorinit dhe borzilokun.

5

I rregulloni përsëri me kripë, piper dhe hudhër të grirë.

6

Pastaj shtoni patëllxhanët që skuqët pak më parë dhe i përzieni mirë.

7

Vendosni për të zierë spagetit dhe ia shtoni tiganit.

8

I trazoni mirë, servirini në një pjatë me tri feta mocarela sipër.

9

Në fund mund të vendosni edhe 1 gjethe borzilok për dekor.

Lini një koment