Hashure me fruta të thata, shegë dhe mjaltë për Nevruz
600 gr grurë
1500 ml ujë
4-5 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle kanellë pluhur
100 gr rrush të thatë
180 gr arra të thërmuara
100 gr kumbulla të thata
Kokrrat e një shege mesatare
1 lugë kafeje kripë të trashë
1.Lajmë grurin dhe e shtojmë në një enë të thellë.
2.Shtojmë ujin me pak kripë dhe e zjejmë në zjarr të ngadaltë për gati 1-2 orë.
3.Pasi gruri është zjerë dhe ka trashur ujin e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë kanellën. E përzjejmë mirë.
4.Më pas shtojmë lugët e mjaltit, kumbullat, rrushin apo dhe fiqtë e thatë .
5.Kumbullat dhe fiqtë i presim në copëza të vogla.
6.E shtrojmë nëpër gota apo enë ëmbëlsirash dhe e mbulojmë me arra të shtypura, rrush të thatë, shegë dhe e pluhurosim me kanellë.
Në një tenxhere hedhim ujë dhe sapo të marrë valë shtojmë kripën dhe makaronat. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim 2 thelpinj hudhër dhe pak majdanoz që të aromatizohet vaji sa më mirë. Shtojmë më pas frutat...
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Lini një koment