Tost me vezë, salcë pesto dhe majonezë

Koha e përgatitjes: 10 min

Ingredientët

  • 1 bagetë franceze
  • 1 lugë gjelle salcë pesto
  • 1 lugë gjelle majonezë
  • 1 vezë e madhe, e zier
  • Spec i kuq

Udhëzimet

1

Si fillim ndajeni bagetën në gjysmë për së gjati.

2

Kalojeni në toster të theket pak.

3

Përzieni peston dhe majonezën së bashku në një tas të vogël dhe lyeni bagetën me të.

4

Prijeni vezën në sa feta të dëshironi, por pa e thërrmuar dhe vërini sipër njërës gjysmë të bagetës.

5

Hidhni sipër specin e kuq.

6

Mbylleni me gjysmën tjetër dhe shërbejeni.

Lini një koment