“Era kërmë, dyshonim për minj të ngordhur”/ Punonjësi demaskon Fast Food-et në Tiranë

Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë!

“Puna në Fast Food ka shumë sekrete te errëta. Ti mendon që po kursen sepse po ha ushqim të lirë por në të vërtetë të kushton shumë.
Ua kam thënë shumë njerëzve edhe këto që do them sot por ka një reagim te çuditshëm. Tremben kur degjojne ç’bëhet aty, po pas një jave porosisin prapë.
Jam këtu për të demaskuar Fast Food-ët në Shqipëri se po na vrasin çdo ditë…

Në dhomën ku mbanim frigoriferët me mishra të ndryshëm, patatet, chicken nuggets e shumë gjëra të tjera, disa here gati sa s’më ka rënë të fikët nga era e rëndë si gjë e ngordhur.

Në atë kohë u bë problem i madh aq sa na u ndalua hyrja, që mos të përhapnim panik. Në fillim dyshonin për minj të ngordhur, po nuk gjetën asnjë.

Kam parë minj shumë herë pas frigorigerëve. Në vendet e ngrohta të pajisjeve çfarë nuk gjen, miu ishte një gjë normale për ne.

Ndaj ishte e çuditshme ajo erë. Ne minj të ngordhur kemi gjetur plot, por nuk ishte ai rasti. Diçka tjetër luhej atje.

Ndoshta ndonjë luhatje tensioni, se na ndodhte shpesh që të na fikeshin dritat po hynte në punë gjeneratori. Nuk e di çfarë kishte ndodhur, por e ve dorën në zjarr që era vinte nga ushqimet brenda frigoriferit, era kërmë.

Kjo gjë nuk ndodh vetëm tek ne, kjo ndodh kudo. Pse ça kujtoni ju, se menaxherët i shikojnë datat e skadencës të mishrave, apo të qofteve e patateve?

Ato na vijnë me tonelata në frigorifer. Kush e di nga kanë ardhur, si kanë ardhur dhe çfarë mishi është. Askush nuk e di.

Në 4 vite nuk kam parë një copë mishi të hidhet poshtë, asnjë! Ne kemi për detyrë ta përgatisim mishin, ta bëjme të shijshëm dhe ndjellës. Kjo eshtë puna jonë.

Ah, edhe të mos e teprojmë me Nitritin e Sodiumit. Kjo po është e rrezikshme, se përdoret gati çdo ditë për bacon dhe çdo lloj mishi për t’i dhënë ngjyrë dhe për ta bërë të duket sikur sapo e kemi marrë nga kasapi. Që kasapi ynë në këtë rast ishte kontenieri në Durrës.

Për të mos folur pastaj për pulat apo për këtë “trendin” e chicken nuggets. Vetëm pulë nuk ka aty brenda!”

Lini një koment