Fillimisht, në një tigan të madh, skuqim qepën dhe hudhrën në vaj ulliri derisa të zbuten. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë domatet e grira dhe salcën e domates, dhe e lëmë të ziejë për rreth 20 minuta derisa lëngu të avullojë. Shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës.
Ndërkohë, përgatisim salcën beshamel. Shkrijmë gjalpin në një tenxhere të vogël, shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të marrë një ngjyrë të artë. Pastaj shtojmë qumështin gradualisht, duke përzier vazhdimisht deri sa salca të trashet.
Në një tavë të madhe, vendosim një shtresë petësh lazanje, pastaj shtojmë një shtresë me mishin e grirë, salcën beshamel dhe djathë mozzarella. Përsërisim këtë proces derisa të mbarojnë përbërësit. Në fund, e mbulojmë sipër me djathin parmixhan.
E fusim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta derisa lazanja të marrë një ngjyrë të artë dhe të jetë pjekur mirë.
Shoqërohet me: Sallatë jeshile dhe bukë të thekur. Konsumohet si pjatë kryesore në drekë ose darkë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento