gjysmë lugë gjelle me salcë ose 2-3 kokrra domate mesatare
3-4 thelpinj hudhra
kripë dhe pak spec i kuq
Tasqebapi i shtëpisë padyshim është në menunë tradicionale të gjellëve të nënave dhe gjysheve shqiptare.
Ai shoqërohet me një shumëllojshmëri gatimesh të tjera tipike shqiptare, sidomos me pilaf, por edhe sallata të freskëta të çdo stine, apo edhe bukë të thekur të marinuar me vaj ulliri e pak kripë.
Por për një shije edhe më të mrekullueshme ai shoqërohet sigurisht edhe me zahiretë e famshme të kuzhinës sonë, sidomos me turshitë e përgatitura nga amvisat shqiptare.
Tasqebapi zakonisht, përgatitet me mish viçi ose dashi.
Mishi tul pritet në shirita të hollë ose në copa katrore.
Skuqet në yndyrë së bashku me qepët e prepra fije-fije, derisa t’i avullojë uji dhe krijohet një shtresë e kuqe.
Shtohet mielli, skuqet edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelbpinj hudhër, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.
Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa gjella të jetë gati.
Udhëzime: Lyeje shpatullën e qengjit me vaj ulliri, lëng limoni, hudhër dhe rozmarinë. Vendose në furrë në 180°C për rreth 1 orë, ose derisa të jetë gatuar mirë. Piq karrotat dhe kungullin e njomë në furrë si garniturë. Ruaj...
Udhëzime: Vendos mishin e viçit të ziejë në ujë për 1-2 orë deri sa të jetë i butë. Shto karrotat, kungullin, selinon dhe barishtet. Lëri të ziejnë për 20-30 minuta deri sa perimet të zbuten. Shërbeje supën me pak...
Lini një koment