Ushqimet janë dashuria më e madhe , pa të cilën askush nuk jeton dot. Dhe veç kësaj të gjithë kanë një ushqim të preferuar pas të cilit “vdesin” sa herë e kanë në tavolinë. Edhe moderatorja e famshme shqiptare Luana Vjollca ka zbuluar ushqimin e preferuar pa të cilin nuk jeton dot dhe janë pikërisht pastat me salcë makaronash dhe djathë parmixhano.

Që edhe ju të gatuani pasta si moderatorja recetën e gjeni mëposhtë:
Ingredientët
- 150 gr makarona të shkurtra
- 1 qepë
- Salcë domatesh me erëza
- Djathë parmixhano
- Vaj
- Kripë
Udhëzimet
1
Në një tenxhere me ujë të valuar hidhni makaronat të zihen sipas udhëzimeve të paketimit.
2
Ndërkohë në tigan hidhni pak vaj për ngrohje dhe shtoni brenda qepën e grirë.
3
Pasi qepa ka marrë ngjyrë shtoni salcën me erëza dhe lerini të gatuhet për 5 minuta.
4
Hidhni makaronat tek salca dhe përzijini mirë sa makaronat të vishen me salcë.
5
Sherbejini të ngrohta me djathë parmixhano të grirë sipër.
Lini një koment