Biskota të kripura me proshutë dhe vezë për mëngjes

1 pako brumë biskotash të gatshëm
1 pako proshutë
10 feta djathë çedar
5 vezë
1/4 filxhan qumësht
3 lugë gjelle gjalpë

1.Ngroheni furrën në 200 gradë C.

2.Vendosni biskotat në një tavë me fletë pjekje të lyer me vaj.

3.Futini në furrë të nxehur për 8 – 11 minuta ose deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë.

4.Vendosni proshutën në një tigan të madh, të thellë.

5.Në një tas të madh, rrihni vezët dhe qumështin.

6.Nxehni një tigan me vaj mbi nxehtësinë mesatare.

7.Hidhini vezët sipas pëlqimit tuaj.

8.Pritini biskotat e pjekura në mes dhe lyejini fetat me gjalpë. Shtoni brenda vezët e skuqura, proshutë dhe djathë.

Lini një koment