1.Në fillim marinojmë filetot e viçit me vaj, kripë dhe piper për 5 minuta.Më pas i marrim dhe i skuqim në tigan nga të dyja anët.
2.Pasi janë skuqur filetot, i fusim në furrë për 10 min.
3.Ndërkohë që filetot janë në furrë, përgatisim purenë e karrotës.
4.Marrim karrotat, i pastrojmë dhe i presim hollë- hollë.
5.Më pas, karrotat që kemi prerë, i vendosim në një tenxhere, që paraprakisht e kemi vendosur në zjarr dhe i kemi hedhur ujë.
6.I lemë karrotat të ziejnë për 6 minuta. Pasi kanë zier, i hedhim në një enë.
7.Në një tigan shtojmë qepën, të cilën e kemi prerë hollë dhe i shtojmë kripë e piper dhe i lemë të skuqen për disa minuta.
8.I përziejmë qepën dhe karrotat bashkë dhe shtojmë pak ujë. Karrotën, qepën, së bashku me ujin, i hedhim në mikser dhe në këtë mënyrë krijojmë një pastë kremoze.
9.Më pas marrim një pjatë dhe në të vendosim filetot e viçit.
10.I hedhim sipër purenë e karrotës dhe pjata është gati.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment