Këto panine janë fare të thjeshta për tu përgatitur dhe përveç shijes janë edhe të shëndetshme, një mënyrë e mirë për ti bërë fëmijët të konsumojnë spinaqin në mënyrë indirekte.
– Spinaqin e fteskët bashkë me qumështin i kalojmë në mikser që të bëhet masë e lëngshme.
– Masën e përftuar me spinaq bashkë me vezën dhe vajin i shtojmë tek mielli të cilin e kemi përzier me majë birre pluhur dhe sheqer, në fund shtojmë edhe kripën.
– E përziejmë të gjithë masën derisa të përftojmë një brumë më të butë se i byrekut.
– E lemë brumin të qëndrojë derisa të trefishojë volumin për rreth 3 orë.
– E ndajmë brumin në pjesë më të vogla të cilat i hapim me dorë në sipërfaqe të lyer me vaj dhe i mbushim me djathë, i mbledhim në formë topi të vogël dhe i lemë të qëndrojë 30 minuta.
– I pjekim në 180 gradë në furrë të parangrohur për 25 minuta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento