Vaj rozmarine për rritjen e flokëve

Veshtiresia
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
200 ml vaj ulliri i pastër
1 degë rozmarine, vetëm gjethet

Vuan nga rënia e flokëve? Flokët e tu duan ‘vite’ që të rriten dhe sërish s’je i kënaqur me gjatësinë dhe shëndetin e tyre? Dëshiron flokë më të dendur?

Të tregojmë si ta përgatisësh vetë vajin e rozmarinës në shtëpi, për ta përdorur 2-3 herë në javë, rregullisht.

Përgatitja:

Në formë banjomarine vendosim vajin dhe gjethet në një tenexhere më të vogël sipër një tenexhereje tjetër me pak ujë.

Lihet te vlojë uji 5 deri 10 minuta, që të bëhet aktivizimi i rozmarinës në vaj, rrejdhimisht një aromë thumbuse lëshohet prej gjetheve.

Në kavanoz (ose çfarëdo ene që keni) vendoset vaji me gjethe, mbyllet mirë dhe ruhet në vend të thatë e të errët për 45 ditë.

Më pas është i gatshëm për përdorim.

Komento