Trahanaja është një pjatë e vjetër ballkanase, e cila është përdorur dhe përdoret edhe në Shqipëri. Duke parë se është një pjatë me pak shpenzime ajo ka qenë prezente çdo mëngjes në stinën e dimrit kur burimet ushqimore ishin më të rralla. Gatimi i trahanas bëhet sipas krahinave, mund të shtohet gjalpë dele apo gjize dhie. Edhe gatimi i trahanase me lëng mishi e yndyre është shumë i përhapur.
Trahanaja mund të përgatitet në disa mënyra. Trahanaja është një ushqim që gëzon vetitë e dobishme të fermentimit duke ushqyer më së miri aparatin tretës.
Trahanaja është mirë të lihet në ujë të ftohtë një natë më përpara ose të paktën një orë para përgatitjes në mëngjes.
Në një enë hedhim masën e ujit dhe e vendosim në zjarr. E lemë ujin sa të ngrohet mirë dhe hedhim trahanan duke e trazuar shpesh që të mos krijohen kokrra.
Duke e trazuar vazhdimisht, ajo do te trashet dhe e lemë të ziejë për tre – kater minuta duke e përzier. E heqim nga zjarri, hedhim bukën qe kemi bërë në copa të vogla, e trazojme dhe e mbulojmë me kapak duke e lenë të mbyllur për dy-tre minuta.
E servirim në pjatë me vaj ulliri ose me gjalp dele. Sipas dëshirës mund t’i hedhim djathë, gjizë dhie ose spec të kuq sipër.
Me siguri s’ju ka shpëtuar as ju receta e famshme dhe shumë e thjeshtë që ka qarkulluar në Tik Tok, buka me hudhra. Në fakt, nevojiten vetëm pak përbërës për një bukë me super shije, për të lëpirë gishtat....
HAPI 1Hidhni sheqerin dhe 1 litër ujë në një tenxhere mbi nxehtësi mesatare dhe ngrohni duke e trazuar derisa sheqeri të tretet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht. HAPI 2Vendosni luleshtrydhet në një blender dhe lërini të...
HAPI 1Pritini luleshtrydhet në copa të vogla dhe futini ne blender për t’i bërë në trajtë pureje. HAPI 2Në një tas të madh, përzieni qumështin e kondensuar në luleshtrydhet e puresë dhe më pas përzieni butësisht kosin derisa të...
Komento