Imam bajalldi apo byrek e qumështor? Dimë një vend në Tiranë që i bën të gjitha
Për shumicën prej nesh është bërë tepër e vështirë (thuajse e pamundur) të gatuash në shtëpi për shkak të kohës së kufizuar dhe impenjimeve të shumta. Po, të ndjejmë kur thua se ta do shpirti të hash diçka të mirë, e përfundon për më shpejt me një fast food.
Kushedi sa herë i kërkon me vete ushqimet që t’i gatuan mami apo gjyshja në shtëpi, sepse çdo ushqim tjetër të ka ardhur në majë të hundës. Epo ne dhe Snapfood, ngaqë e kuptojmë mirë shqetësimin tënd, do të të tregojmë një vend në Tiranë që gatuan fiks si në shtëpi!
Do gatime tradicionale? Do menu ditore apo paketa për zyra? Do furrë buke? Të gjitha i gjen në “Amel’s Food”.
Dëshira dhe pasioni për të gatuar dhe për të patur një biznes personal, e kanë shtyrë Adi Metkun të nisë këtë sipërmarrje, siç tregon ai për “Neps”.
Metku ka aftësi të mira menaxhuese, gjë që reflektohet në suksesin e biznesit të tij.
“Amel’s Food” dëshiron të ruajë traditën shqiptare, ndaj ushqimet janë fiks si ato që gatuan në shtëpi!
“Do të veçoja imam bajalldinë, byrekun e shtëpisë e qumështorin”- thotë menaxheri kur e pyesim për pjatat më të veçanta që ofron biznesi i tyre.
Stafi sigurohet që përbërësit të jenë gjithmonë perime e fruta të sezonit, që produkti të kenë cilësi e të jetë i shijshëm. (Ndryshe, klientët s’të kthehen më!)
Si një biznes i njohur, “Amel’s Food” vizitohet edhe nga emra të njohur, ndërsa Adi Metku do të veçonte të madhin Robert Ndrenika, që është ushqyer nga duart e tij.
“Amel’s Food” ofron shërbim catering për festa të ndryshme dhe gjithashtu ofron opsionin food delivery, nëpërmjet aplikacionit SNAPFOOD.
Ushqimet super të shijshme mund t’i porosisni fare lehtë në aplikacion, ku mund të shikoni vetë menunë, të fitoni para nga porositë tuaja, të dërgoni porosi dhuratë e të njiheni me miq të rinj!
Një studim i publikuar në janar 2026 nga Departamenti i Shëndetësisë i Floridës, në kuadër të iniciativës Healthy Florida First, ka zbuluar nivele të larta arseniku në disa prej çokollatave dhe karameleve më të njohura në treg. Nga 48...
Deri dje, të nxirrje fëmijët për të ngrënë do të thoshte pica, hamburger apo nuggets pule. Sot, në shumë familje, sidomos urbane, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët nuk po kërkojnë më fast food, por sushi. Dhe jo thjesht ndonjë...
Në kuzhinë nuk jetojmë me pajisje luksi. Jetojmë me gjëra të vogla, të zakonshme, që i prekim çdo ditë dhe nuk u kushtojmë asnjë mendim. Pikërisht ato bëjnë diferencën mes një kuzhine që funksionon dhe një kuzhine që të...
Lini një koment