100 g yndyrë rose ose pate (për një shije luksoze), ose 100 ml vaj ulliri
2 lugë gjelle miell
Kripë cilësore, për të shërbyer
Vendosni në furrë një tavë pjekjeje (një e madhe sa për të marrë patatet në një shtresë të vetme) dhe ngrohni furrën në 200C.
Qëroni 1 kg patate dhe prisni secilën në 4 pjesë të barabarta nëse janë mesatare, 2-3 nëse janë më të vogla.
Hidhini patatet në një tenxhere të madhe dhe mbusheni me ujë aq sa mezi i mbulon.
Shtoni kripë, më pas prisni që uji të vlojë. Sapo uji të arrijë një valë të plotë, ulni zjarrin, vendosni kohëmatësin dhe ziejini patatet të pambuluara, për 2 minuta.
Ndërkohë, vendosni 100 gr yndyrë rose ose pate ose 100 ml vaj ulliri në tavën e nxehtë dhe ngroheni në furrë për disa minuta, që të jetë vërtet e nxehtë.
Kullojini patatet në një kullesë dhe më pas tundeni kullesë përpara dhe mbrapa disa herë për të zbutur pjesën e jashtme.
I spërkasim me 2 lugë gjelle miell dhe i japim një tundje tjetër në mënyrë që të jenë të veshura në mënyrë të barabartë me miell.
Hidhini me kujdes patatet në yndyrën e nxehtë, më pas kthejini dhe rrotullojini përreth në mënyrë që të jenë të veshura gjithandej.
Përhapini ato në një shtresë të vetme duke u siguruar që të kenë mjaft vend.
Pjekim patatet për 15 minuta, më pas i nxjerrim nga furra dhe i kthejmë nga ana tjetër.
I pjekim edhe 15 minuta të tjera dhe i kthejmë sërish. I vendosim përsëri në furrë për 10-20 minuta të tjera, ose sado kohë të duhet për t’i bërë ato vërtet të arta dhe krokante.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Komento