250 g çokollatë të zezë (të paktën 70% kakao), e copëtuar në copa të vogla
225 g sheqer pluhur
3 vezë
100 gr bajame të bluara
Ngrohni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë tortash katrore 20 x 20 cm të thellë 4cm dhe shtrojeni me letër pjekjeje. Shkrini 200 gr çokollatë së bashku me gjalpin në një tas të madh rezistent ndaj nxehtësisë, të vendosur mbi një tigan me ujë të valuar (sigurohuni që fundi i enës të mos prekë ujin), duke i përzier herë pas here. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për 10 minuta.
Ndërkohë, rrihni sheqerin, vezët dhe pak kripë së bashku në një tas të madh derisa të tretet dhe të bëhet shkumë – duhet të duket si një milkshake me shkumë. Kjo do të marrë 2-3 minuta me një rrahëse elektrike, ose rreth 5-8 minuta me një rrahëse vezësh. Hidhni në të masën e gjalpit dhe çokollatës së bashku me bajamet, më pas përzieni gjithçka së bashku derisa të mos ketë vija çokollate. Hidheni përzierjen në tavë, shpërndajeni mbi të pjesën tjetër të çokollatës dhe piqeni për 25 minuta.
Lëreni të ftohet për 10 minuta, më pas hidheni në tas dhe shërbejeni të ngrohtë për një puding. Përndryshe, lëreni të ftohet plotësisht në tavë dhe më pas priteni në katrorë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento