1 spec të kuq ose të verdhë, të pastruar dhe të prerë në copa
2 karota, të prera në feta të trasha
2 qepë të kuqe, të prera në copa
8 salsice
400 g domate qershi të qëruara të konservuara
400 gr fasule të bardha të kulluara
200 ml lëng pule me pak kripë
2 lugë mustardë Dijon
100 g bizele të ngrira
Ngroheni furrën në 220 gradë. Piqini specin, karotat dhe qepën në një tavë pjekjeje të thellë për 15 minuta. Shtoni salsiçet dhe piqini për 10 minuta të tjera.
Uleni furrën në 200 gradë, hidhni domatet dhe fasulet dhe më pas përzieni lëngun. Gatuajini edhe për 35 minuta të tjera.
Përzieni mustardën dhe bizelet dhe kthejeni në furrë për 5 minuta. Lereni mënjanë për 10 minuta, më pas shërbejeni me patate, makarona ose pilaf.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Komento